Tema debatesh boshe

Opinione

Tema debatesh boshe

Nga: Ilir Levonja Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:30
Ilir Levonja

Shoh në disa studio, debatin më të panevojshëm mbi atë se çfarë duhet të bëj Sali Berisha në izolim? Duhet të hapi krahun apo jo? Përderisa edhe Anglia vazhdon të mos e heqi non gratën etj. Duhet t'ia delegoj dikujt tjetër drejtimin e opozitës, pasi po afrojnë edhe zgjedhjet e vitit tjetër?. Po e filloj nga kjo e fundit, delegimi nuk bëhet më veto, ose nuk duhet të ndodhë më kështu, nëse pas lëvizjes Berisha (janar 2022) u vendos që primaret janë tashmë fuqia e opozitës, vetot e Unit bien poshtë.

Për më tepër që tashmë PD-ja e ka një përvojë të hidhur me delegimin, siç ishte dhe rasti Basha, apo tashmë, faqja e zezë e partisë më të madhe opozitare. Pushteti nuk delegohet, është vota e lirë e demoktartëve dhe kjo nëse është e domosdoshme për kohën. Sidomos kur pasojat janë prej Zotit a shëndetit. Po e vazhdoj me këtë çështjen më kot që debatohet, ridebatohet, non gratën e Amerikës, Anglisë etj. Ka plot raste në botë, të cilëtAmerika kur ja do interesi i vet, nuk pyet as për non gratat dhe as për embargot e gjata ekonomike. E kam përmendur edhe më parë, rasti më i freskët është kryeministri i Indisë, i shpallur non grata në 2002 dhe i ftuar në 2012 nga Barak Obama në shtëpinë e bardhë. Dhe në 2022 nga Joe Biden, ose presidenti aktual. Mesazhi është i qartë, atë që zgjedhin qytetarët e tyre, Amerika do e gëlltisi kur t'ia dojë interesi i vet.

Kush e kupton, mir për 'të, kush e kupton, punë e madhe. Kush nuk do ta kuptoj dhe u çjerr veshët shqiptarëve me punë non gratash, do vetëm të sundoj dhe jo të qeverisë. Po e përfundoj me atë që, duhet të hapi krahun apo jo Saliu? Nuk duhet ta hapi. Kur të gjithë nuk kishim besim tek rikthimi i tij. Ai u rikthye. Nuk i kërkoi kujt ndihmë, por përballë një proçesi përjashtues, i tipit demaskues si në kohën e Enver Hoxhës karshi armikut të klasës, ai u ngrit i vetëm. U kërkoj publikisht forumeve në të gjithë qytetet e vendit, pa u tutur nga demaskimi, të drejtën themelore, duke pranuar po publikisht edhe gabimet, por edhe kapjen e votës nga emërimet po nga lart. Ne ishim deshmitarë i një betaje 100% demokratike.

Shume nga ne nënqeshnin por vitaliteti i një burri në moshë ishte përmbi dhjetra roseqër që hiqen opozitarë dhe kurrë nuk dolën në një protestë jo të opozitës, por të qytetarit opozitar. Shumë nga ne i përmendëm faktin e luftës personale, për emrin, për familjen e tij etj., megjithëse jemi shqiptarë ne harrojmë se, po ne e themi me mburrje, për familjen time do bëhem copa. Edhe ai shqiptar është, dhe, po nuk u bë copash për familjen e tij, mos prisni të bëhet për familjet tuaja.

Do ta mbajnë në izolim? Edhe mundet. Ne nuk besonim se do kthehej vula, i kërkuam të rithemelohej edhe me një emër të ri, ai nuk bëri kompromis, daj edhe fitoi. Do ia marrin mandatin! Edhe mundet, është pushteti më basdart, ku një makineri e tërë punon për shpërbërjen e embrionit opozitar, në një luftë klasash pa kompromis. Por mos harroni se e drejta, triumfon... i keni shembujt me shumicë. Mandela mundi nga burgu Anglinë. Dhe e fundit fare, merruni me regjimin, jo me viktimat. Ndryshe mos flisni më për demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat