Ura e Ibrit duhet të hapet pavarësisht presioneve të Lajçakut e kërcënimeve të Vuçiqit

Opinione

Ura e Ibrit duhet të hapet pavarësisht presioneve të Lajçakut e kërcënimeve të Vuçiqit

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 qershor 2024 Në ora: 16:02
Faton Mehmeti

Qeveria e Kosovës duket të jetë e vendosur për të hapur urën e Ibrit, pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë dhe hezitimit të miqve evropian për të mbështetur një gjë të tillë.

Rihapja e urës së Ibrit ishte paraparë në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 2015 në Bruksel.

Edhe pse 6 vite më parë kanë përfunduar punimet me investime milionëshe të BE-së, ura vazhdon të jetë e mbyllur për automjetet.

Pavarësisht kësaj, BE-ja ka deklaruar se nuk është momenti që ura të hapet për shkaqe të sigurisë. Për këtë ka folur edhe emisari sllovak i ngarkuar nga BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë sitautën e dialogut edhe më tej.

Përkundrazi, hapja e urës vetëm sa e çliron edhe në ngarkesën psikike të qytetarëve unifikimin e qytetit, duke shtuar edhe më shumë lirinë e lëvizjës.

Pas çdo veprimi të qeverisë në veri ka pasur kundërshtime nga ndërkombëtarët; targat, dinari, mos pranimi i mbajtjës së zgjedhjeve serbe, refuzimi i referendumit etj.

Koha i dha drejt qeverisë që nuk u dorëzua, sot në veri është krejt gjendje tjetër.

Presionet janë harruar, realiteti është në favor të sigurisë së vendit.

Edhe për urën do të ketë kundërshtime, presione, nuk duhet dorëzuar, pas një kohe edhe presioni largohet e liria e lëvizjës mbetët.

Kosova nuk guxon të dorëzohet nga ushtrimi i të drejtës së saj për shtrirje të sovraniteti në kornizat kushtetuese të njohur nga vet vendet e BE dhe SHBA.

Pasi terroristët u larguan, armatimi u sekuestrua, policia e Kosovës kontrollon çdo pjeaë të Kosovës, hapja e urës së Ibrit është fundi i çlirimit të veriut të okupuar nga terroristët serbë që nga vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat