Çfarë po ndodh brenda LDK-së?

Opinione

Çfarë po ndodh brenda LDK-së?

Miftar Zagragjaj Nga Miftar Zagragjaj Më 20 qershor 2024 Në ora: 12:46
Lumir Abdixhiku

Çfarë po ndodh brenda LDK-së së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës?

A duhet LDK-ja të shkojë në zgjedhje të reja?

Çka do të thotë “Rrugë e Re”, z. Lumir Abdixhiku?

Të njëjtën maksimë e ka përdorur edhe z. Bujar Bukoshi.

Çfarë janë këto epitete dhe për kënd vlejnë këto?

i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), z. Lumir Abdixhiku, ka theksuar se programi politik i partisë së tij, i quajtur “Rruga e Re”, në të vërtetë
“Partia e Re e Kosovës”, nuk është gjë tjetër pos që emri i partisë, formimin e së cilës e pati iniciuar ish- kryeministri i Kosovës, dr. Bujar Bukoshi.

Si aktivist i kahmotshëm në LDK, dua t’ju rikujtoj se votimet e fundit për strukturat e degëve e të nëndegëve të LDK-së ishin votime të dështuara. Në të vërtetë për këtë qëllim edhe është organizuar ky proces zgjedhor, pra që të dështojë. Pa dyshim, votime si këto, LDK-në do ta shpien në humnerë.

Kjo gjendje, duhet të jetë shqetësim dhe brengë për të gjithë ne aktivistët dhe veprimtarët, që e duam me shpirt e zemër LDK-në. Prandaj, nuk është i parëndësishëm fakti, se në dorë të kujt ka ngelur LDK-ja!

Pas shumë përpjekjeve, angazhim e punë disavjeçare për LDK-në, me të drejtë, jam shumë i brengosur për ardhmërinë e LDK-së. Pa asnjë hezitim, them se mundi jonë është duke u nëpërkëmbur e mohuar plotësisht, sepse disa nga post-mbajtësit politik në LDK janë bërë të shurdhër dhe shtiren sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kushdo që do ta kuptojë, në mënyrë të qartë, ky është realiteti që zotëron tani në LDK.

Zotërinj në krye të LDK-së,

Duhet t’i thërrisni mendjes, të keni përgjegjësi historike dhe të keni kujdes të veçantë në sjelljet dhe veprimet tuaja brenda LDK-së dhe për LDK-në! Ju rikujtoj se zhvillimet e fundit vërtet janë kulmi i pazarllëqeve dhe u pa fare mirë se çfarë interesash përfaqësojnë disa anëtarë të rinj të LDK-së.

Ata që derdhën djersën e disa edhe gjakun e tyre në kohërat më të vështira për LDK-në, tani përballen me skena të pa dëshiruara. Cili grup a individ brenda LDK-së do të guxojë t’i kundërshtojë veprimet e një grupi në LDK??? Këtë askush nuk mund ta paramendojë, por heshtja e tyre është e dhembshme dhe shqetësuese! Apo jo?!

Në fakt, heshtja brenda LDK-së është edhe më e dhimbshme, edhe më tragjike nga sa duket, sepse heshtja e të shtypurve është shumë e trishtueshme. Pra, “heshtje e vdekjes” e ka pllakosur LDK-në përgjithësisht.

Ky shqetësim shihet tek secili mbështetës dhe anëtar i LDK-së, që me mund e djersë punuan për Kosovën edhe në kohët më të rënda.

Image
LDK

Mërgimtarëve tanë duhet t’ua kthejmë besimin në LDK, besimin në Kosovë, pra në atdheun e tyre. Pa dyshim, ata duhet të jenë qytetarë të barabartë në të gjitha sferat e jetës e sidomos në të drejtën e tyre kushtetuese që të votojnë dhe të jenë të zgjedhur. Në Kuvendin e LDK-së në Kosovë dhe në Kuvendin e Kosovës duhet jenë së paku 20 deputetë nga diaspora. Kjo të rregullohet me reformë zgjedhore, ose me vende të rezervuara. Thënë shkurt e shqip, diaspora nuk pyeten, nuk dëgjohen e as përfaqësohen në asnjë nivel të LDK-së. Shqetësuese, apo jo?!

Historikisht, LDK-ja pati miq, por, më shumë pati armiq. Shumë nga ne që ishim mbështetës dhe kontribues në angazhimet dhe idealet e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, tashmë jemi kthyer në të padëshiruar . Janë për keqardhje këto qëllime të LDK-së, qëllime që u shfaqën hapur edhe në takimet e këtyre ditëve gjithandej Kosovës, me ç'rast, disa " të shartuar" në LDK, neve aktivistëve të kahmotshëm na quajnë tradhëtarë rugovistë. Të tillët që vënë etiketa kaq të ulëta s'janë gjë tjetër pos metastaza të grupeve të dyshimta parapolitike, që tani e sa vjet më parë e kanë ngulfatur Kosovën, dhe tani për interesa të tyre personale kanë aderuar në LDK. Për më tej, ata po e mbajnë kryet e vendit në LDK.

LDK " me shokë shumë" këndellu sa nuk të është bërë vonë!

Kuvendi Themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), të mbajtur më 23 dhjetor 1989, në Prishtinë.

Në këtë kuvend kanë marrë pjesë:

Dr. Ibrahim Rugova, dr. Jusuf Buxhovi, dr. Zekeria Cana, dr. Milazim Krasniqi, Ajri Begu, dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr. Zenel Kelmendi , Akademik Idriz Ajeti, Akademik Dëvrish Rozhaja, Akademik Mark Krasniqi, dr. Ali Aliu, dr. Ibrahim Berisha, Xhemail Mustafa, Hysen Matoshi, Zenun Çelaj, Neshet Nushi, Ramiz Hoxha,Ymer Jaka, Nekibe Kelmendi, Agni Dika, dr.Sali Krasniqi, dr.Ali Zatriqi, Arbër Xhaferi, Ramiz Abdyli, Blerim Reka, Halil Matoshi, Faton Deda, Fehmi Rexhepi, Iliaz Bylykbashi, Sylejman Aliu, Ali Mehmetaj, Muharrem Ramabaja, Fetah Ademi, Syzana Hajzeri, Sali Sefaj, Florent Nela, Ismail Gashi, Muharrem Ramabaja, Sadullah Hoxha, dr.Fatmir Dalladaku, dr.Abdyl Krasniqi, Faton Deda, Luan Arxhirexha, Hasan Ahmeti, Fehmi Graijçevci, Behar Zogiani, Ekrem Guri, Isa Haxhia, Lutfi Murtezi, Ruzhdi Demiri, Eduard Gashi, dr.Fatmir Sejdiu, Fatbardha Duli, Luljeta Buxhovi, Evliana Bajçinovci,Vesta Nura, Argjentina Duli, Fanol Duli, Nezir Sefaj, Florina Sefaj, Rrahman Bislimi, Milaim Kelmendi, Flamur Keqa, Fatos Aliu, Rizah Krasniqi, Rifat Krasniqi, Musa Tullari, Haqif Sh. Mulliqi, Ali N. Duli, Haki Mulliqi, Abdyl Zhaveli, Basri Gojani, Zaim Istrefi, dr. Kadri Zhuta, Mixhait Pollozhani, Behram Krasniqi, Avdullah Osmani, Xhafer Hyseni,Mehdin Rexhepi, Munish Hyseni, Abdyl Mustafa, Selman Mehaj, Isak Murati, Nehat Krasniqi, Ragip Veseli, Abdyl Ramaj, Xhafer Xhaferi, Binak Kelmendi, Islam Veliu, Mentor Jakupi, Bejtush Isufi, Ejup Kolica, Sadi Bexheti, Luan Pula, Daut Blakaj, Kemajl Luci, Fatmir Peja,Ylber Hysa, Haxhi Mehmetaj, Bedri Mehmetaj, Rexh Mehmetaj, Ramadan M. Maloku, Rexhep (Sahit) Osmani, Rifan Ismaili,Fatime Ismaili,Ramiz Fazliu, Hazir Reka, dr.Lutfi Dervishi, Skënder Kada, Jusuf Hakaj, Faik Polloshka, Gani Mehmetaj, Abdyl Kadolli, Islam Ejupi, Agron Haxhosaj, Ndue Kurti, Mehmet Gashi, Skënder Zogaj, Ibrahim Kelmendi, Selajdin Krasniqi, Bujar Mersini, Fikrije Mersini, Hysen Zherka, Ramadan Sejdiu, Bahrije Krasniqi, Shefqet Gashi, Mon Mulliqi, Sylejman Syla, Nehat S. Hoxha, Hamdi Krasniqi, Demë Topalli, Sali Zekaj, Qamil Batalli, Rexhep Hajdari, Shemsi Sh. Gërguri, Ejup Latifi, Bajrush Plakaj, Ali Krasniqi, Petrit Dushi, Abit Asllani edhe Lutfi Bilalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat