Velegllava dhe Kika vende luftimesh të atdhetarëve shqiptarë kundër depërtimit çetniko-komunistëve serbë në Kosovë

Opinione

Velegllava dhe Kika vende luftimesh të atdhetarëve shqiptarë kundër depërtimit çetniko-komunistëve serbë në Kosovë

Nga: Sami Arifi Më: 19 qershor 2024 Në ora: 07:39
Sami Arifi

Vera e vitit 1944, në Velegllavë më 28 qershot dhe, në Kikë me 26 korrik, ishin vende luftimesh në mbrojtjen e Kosovës nga atdhetarët shqiptarë me një riorganizim të shtua në kufijt lindor të vendit, kundër forcave komuniste çetniko-serbo-bullgare ...

Komandanti për regjionin e katër të Mbretërisë së Shqipërisë, Fuad Xhafer Dibra, kishte lëshuar kushtrimin për mobilizim kombëtar kundër depërtimit të forcave çetniko-komuniste, serbo-bullgare në mbrojtjen e Kosovës në kufijt lindor.

Përgatitjen e luftëtarëve për luftë e bënte kryetari i “Gjyqit të Paqit” të Moravës së Epërme, i cili edhe vet merrte pjesë në luftime, Mulla Xhemë Sllatina-Xhemajl Arifi, ai ishte një intelektual dhe ushtarak i mirfillët, një atdhetar i stolisur me sinqeritet të madh. Në kryesinë e “Gjyqit të Paqit” për Moravë të Epërme anëtarë ishin: Hysen Tërpeza-Tërpezë, Musli Pira-Pozheran, Hamdi Kurteshi-Pozheran dhe Zenun Zejnullahu-Ramjan. Mulla Xhema, për këtë post, ishte caktuar me dekretin e Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Shqipërisë nën kryesinë e Ilaz Agushit. (Muhamet Pirraku, Adem Guta. Prishtinë,2008., p.124.)

Në Luftën e Velegllavës dhe Kikës, komandant i përgjithshëm i kësaj zone (zonës së katërt) ishte atdhetari sypatrenbur Mulla Idriz Gjilani.

Kufiri i Kosovës Lindore mbështetej nga mbrojtja e nënprefekturës së Gjilanit dhe Ferizajt, mirëpo në fillim të nëntorit të vitit 1944, komandanti i rexhionit të katërt të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë, koloneli Fuad Xhafer Dibra, urdhëroi tërheqjen e ushtrisë nga kufiri Lindor nga se në Shqipërinë londineze kishte filluar një luftë qytetare në mes forcave komuniste dhe balliste (të majta dhe të djathta).

Ftohen të gjithë kryetarët e komunave në një takim në Gjilan duke iu komunikuar nga koloneli, Fuad Xhafer Dibra, urdhërin e Qeverisë së Tiranës për tërheqjen e ushtrisë nga Kosova Lindore.

Tërheqja e ushtrisë nga Kosova Lindore ishte e dhimbshme nga se aty kishin dhënë jetën ushtarë të Shqipërisë Etnike, në mes të cilëve ishte plagosur edhe komandanti, Mulla Vesel Guta, pas 20 ditë qëndrimi në front, në vendin e quajtur Turi, në lindje të frontit Llapashticë-Bujanoc.

Në Epopen Legjendare të Luftës së Kikës më 26 korrik të vitit 1944 ranë 43 (katërdhjetë e tre) dëshmorë, ndërsa u plagosën rënd 32 (tridhjetë e dy) luftëtar, kurse në Luftën e Velegllavës më 28/29 qershor të vitit 1944 ranë 20 (njëzetë) dëshmor, ndërsa u plagosën rëndë 8 (tetë). Në këtë Pllakë Memoriale qëndrojnë emrat, mbiemrat dhe emrat e fshatrave të lindjes së dëshmorëve dhe të plagosurëve rënd. Lavdi e përjetëshme, nëpër kohë, të gjithë dëshmorëve të kombit, madhështia e tyre mbetet në kujtesën e popullit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat