Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë!

Opinione

Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë!

Nga: Skënder Kapiti Më: 19 qershor 2024 Në ora: 15:33
Skënder Kapiti

I ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët, studentët, gjithë publikun si dhe Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të Kosovës që tashmë ta përdorin emërtesën Dardani për Kosovën

Ky veprim të kryhet institucionalisht, me vendimmarrje parlamentare apo me Referendum.

Duhet që trojeve iliro-dardano-shqiptare t’i kthehet emri i madh dhe i lavdishëm mijëravjeçar Dardani.

Ne do ta quajmë veten dhe trojet tona, atdheun tonë ashtu si duhet, ashtu si jemi dhe ashtu si kanë qenë paraardhësit tanë, si shqiptarë, si ilir e si dardanë dhe si Shqipëri, si Iliri e Dardani dhe jo ashtu si na i kanë ndryshuar emrat e vendeve, maleve, lumenjve, fshatrave e qyteteve ashtu si kanë dashur të tjerët, pushtuesit, kolonizatorët dhe barbarët sllavë me qëllim që t’i asimilonin dhe zhduknin shqiptarët nga trojet e tyre iliro-dardane.

Jo vetëm kaq por duhet që edhe emrat e rrugëve, të lokaleve e hoteleve dhe të emisioneve e të propagandave mediatiko-televizive si dhe prindërit fëmijëve të tyre, veçanërisht në Shqipëri t’u vënë emra shqiptarë dhe jo emra as “modernistë” evropianë, por sidomos duhen fshirë e hequr emrat dhe emërtesat me origjinë sllave e helenike, sepse grekët dhe serbët kanë qenë dhe mbeten armiqtë më të madhej të Iliro-Dardanisë dhe të shqiptarëve me strategjinë e tyre për ta asgjësuar e asimiluar racën shqiptare.

Ne jemi iliro-shqiptarë në Europë dhe jemi autoktonë në trojet tona shumë shekuj para popujve të tjerë europianë e sllavë që u dyndën në Europë. Iliria dhe Dardania kanë ekzistuar atëherë kur askund nuk ishin dukur dhe as nuk përmendeshin sllavët të cilët kur erdhën, u ngulën dhe i pushtuan trojet shqiptare në Iliri e Dardani duke i ndryshuar edhe emërtimet, toponimet iliro-dardano-shqiptare dhe që i zëvendësuan ato me emërtesa sllave. Prandaj duhen ndryshuar e fshirë ato dhe t’ua rikthejmë atyre emrat shqiptarë si rasti që Kosovës i duhet rikthyer emri Dardani

Skënder Sadri KAPITI DURRËS , 12 Prill 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat