Në Shqipëri Problemi nr.1 është keq-qeverisja dhe nr.2 është keqfunksionimi i opozitës

Opinione

Në Shqipëri Problemi nr.1 është keq-qeverisja dhe nr.2 është keqfunksionimi i opozitës

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 18 qershor 2024 Në ora: 13:11
Skënder Sadri Kapiti

Gjithmonë Qeveria dhe pushteti janë nën vëzhgimin e rreptë të opinionit , nën gjykimin e tij se si qeveris pushteti; është nën vazhgim korrupsioni i pushtetit dhe ajo e mbajtjes ose jo të premtimeve. Po kështu opozita ka për detyrë që ta kritikojë dhe ta kundërshtojë në rrugë paqësore pushtetin si dhe të akumulojë pakënaqësitë publike te pushtetit dhe të synojë marrjen e pushtetit.

Në Shqipëri kemi një keqqeverisje korruptive rekord dhe të pashmbullt, gjë që është problem kryesor sot, por fatkeqësisht në Shqipëri edhe opozita keqfunksionon dhe nuk po bën detyrën e opozitarizmit. Këtu në këtë shkrim,kryesisht do ndalem shkurtimisht për gjëndjen e opozitës së cilës i takon të sjellë ndryshimin e qeverisjes por që fatkeqësisht ajo nuk ka ndryshim dhe përmirësim brënda vetes së saj, nuk është distancuar as nga e vjetra.

Partia Demokratike, shumica e saj  është lodhur, konsumuar dhe ka harxhuar energji për t’i kthyer vulën e Partisë ishkryetarit të e saj dhe faktikish e ka kaluar në plan të dytë për të mos thënë se e ka braktisur  kauzën demokratike atë për të luftuar dhe larguar nga pushteti regjimin e korrupsionit.

Është për t’u habituar me faktin se demokratët dhe opozita e dinë  shumë mirë se PD kurrë nuk vjen në pushtet me Sali Berishën kryetar, dhe akoma rrinë me fanatizmin berishist.

Edhe pasi Gjykata ia dha vulën kreut të foltores nuk shihet ndonjë demostrues shtesë në protestat kundër kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Mesa duket shumë demokratë vazhdojnë të jenë  të manipuluar  dhe të fanatizuar nga berishizmi, ose,ose, ata të cilët janë besnikë të Berishës ndjehen dhe mjaftohen vetëm me faktin se Berisha të jetë kryetar duke shpresuar se nga Berisha do kenë një vënd sigurie ne listë për të marrë një mandat tjetër për deputet.Këtyre deputetëve nuk u intereson pushteti sepse ata dhe shumë nga elita drejtuese e sotme në PD ndjehen mirë me qeverinë e Edi Ramës sepse të gjithë i kanë të punësuar në administratën shtetërore të afërmit dhe familjarët e tyre dhe madje shumë nga ata janë bashkëortakë edhe në biznese me socialistët. 

Jo vetëm tani, por Partia Demokratike historikisht dhe gjithmonë ka pasur probleme me të  vërtetat, me të shkuarën komuniste dhe me korrupsionin deri aty madje aq sa nuk ka pasur ndonjë frymë e qëndrim të mirëfilltë të djathtë; ka qenë e lëkundur dhe e gatshme duke bërë cdo lloj marrëveshje dhe akrobacirash politike edhe me parti politike majtiste si me LSI p.sh., vetëm e vetëm për interesa të ngushta pushteti të liderit e ishkryetarit të saj Sali Berisha.

PD nuk ka pasur  demokraci të brëndshme; është mbytur zëri kritik dhe intelektual, janë përjashtuar dhe nuk janë lejuar që të bëjnë karrierë meritorët dhe demokratët e vërtetë.

Në Partinë Demokratike  të Shqipërisë ka  dominuar autokracia, servilizmi dhe korrupsioni në përzgjedhjen e elitës drejtuese në PD dhe për të bërë karrierë në politikë, gjëra të cilat po vuan akoma edhe sot PD, si dhe për faktin se të vërtetat nuk i pranojnë dhe as nuk i thonë as deputetët, as strukturat  e saj  sepse ata shohin vetëm interesin personal, familiar  dhe atë të mandatit të deputetit.

PD e rithemelimit ka si interes vetëm mosndryshimin dhe ruajtjen e status quosë në PD.

Por ndryshimi do vijë dhe është i pashmangshëm dhe po ta shohësh nga intelektualët e “profesorët” që e mbështesin akoma Berishën kanë mbetur disa që numrohen me gishta.

Fatkeqësisht në PD është formësuar edhe një frymë anti-SHBA dhe anti-VETTING dhe kundër Drejtësisë së re  gjë e cila po i bën dëm shumë të madh PD-së, demokratëve, Shqipërisë dhe shqiptarëve.Dhe tjetra PD ka arritur deri aty sa që te askush nuk po është besimi dhe nuk po ka autoritetin për ta marrë drejtimin e tërësisë së PD-së, gjë e cila është tipar për të gjitha partitë autokratike, parti të cilat  identifikohen me kryetarin dhe që të tjerët karrierën e ndërtojnë nën ombrellën dhe nën hijen e tij sic aktualisht vazhdon akoma në PD,  të cilën e mban peng akoma një i shpallur non grata nga SHBA  dhe Britania e Madhe.

Dihet tashmë se cfarë ka hipotekuar  kundër Kosovës Kryeministri Rama dhe qeveria e tij, por nuk shohim as ndonjë reagim e kritikë serioze nga opozita dhe nga as politikanët e deputëtet e saj kundër qeverisë aktuale në lidhje me atë se cfarë papëgjegjshmërie e qëndrimesh të dëmshme anti-Kosovë mban kryeministri aktual i Shqipërisë.Kështu pa e parë dhe vleresuar realitetin dhe të vërtetën  nuk ka shanse që të fuqizohet e PD,dhe as të fitojë besimin publiK  për të ardhur në pushtet pa u ndarë nga e kaluara, nga autokracia,servilizmi dhe nga korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat