Partia Demokratike e Shqipërisë përballë realitetit dhe të të vërtetave

Opinione

Partia Demokratike e Shqipërisë përballë realitetit dhe të të vërtetave

Nga: Skender Kapiti Më: 17 qershor 2024 Në ora: 12:47
Autori Skender Kapiti

Partia Demokratike historikisht dhe gjithmonë ka pasur probleme me të vërtetën, aq sa nuk ka pasur ndonjë frymë dhe qëndrim të mirëfilltë të djathtë; ka qenë e lëkundur dhe e gatshme të bëjë çdo lloj marrëveshjesh dhe akrobacirash politike, përfshirë marrëdhëniet me parti politike majtiste si LSI, vetëm për interesa të ngushta pushteti të liderit dhe kryetarit të saj. PD nuk ka pasur demokraci të brendshme; zëri kritik dhe intelektual është mbytur, duke përjashtuar dhe ndaluar meritorët dhe demokratët e vërtetë nga të bëjnë karrierë.

Në PD të Shqipërisë ka dominuar autokracia, servilizmi dhe korrupsioni në zgjedhjen e elitës drejtuese, gjëra të cilat nuk i thonë asnjëri nga ata që janë sot në kryesira të partisë, as deputetët dhe drejtuesit e degëve të saj. Ata shohin vetëm interesin personal dhe atë të mandatit të deputetit.

Fatkeqësisht, në PD ka formuar një frymë anti-SHBA dhe anti-VETTING, e cila po i shkakton dëme të mëdha PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve. PD ka arritur deri në pikën ku nuk ka asnjë person i besueshëm ose autoritar që mund të marrë drejtimin e plotë të partisë.

Është e njohur se çfarë ka hipotekuar kundër Kosovës Kryeministri Rama dhe qeveria e tij, por nuk shohim asnjë reagim serioz dhe kritik nga opozita dhe politikanët e saj, në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe qëndrimet e dëmshme anti-Kosovë të kryeministrit aktual të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat