Të mbyllet perdja e Cirkut të vjetër politik këtu në RMV

Opinione

Të mbyllet perdja e Cirkut të vjetër politik këtu në RMV

Nga: Ejup Berisha Më: 17 qershor 2024 Në ora: 11:47
Autori Ejup Berisha

Politika në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë tridhjetë e tre viteve pavarësi nga ish krijesa artificiale e njohur si RSFJ, asnjëherë nuk funksionoi me seriozitet, me dinjitet dhe me përgjegjësi por e njëjta funksionoi me lojëra, intriga dhe manipulime pra ajo u shndërrua në cirk dhe atë më shpesh në tragjik e rrallëherë edhe në qesharak. Kur them cirk mendoj jo për shkathtësitë e politikanëve për ti bërë me qeshur qytetarët por për ti nervozuar të njëjtët. Ky nuk u përkujdes për  disponimin e mirë të të gjithë qytetarëve  njëlloj por vetëm se për disponimin e një pakice prej tyre.

Prandaj sa më shpejtë të mbyllet ky cirk i vjetër politik në vendin tonë aq më mirë për qytetarët. Me ndryshimin e bërë me  zgjedhjet e fundit Parlamentare në kampin politik shqiptar në politikë duhet të ngjiten njerëz të ditur, të aftë, serioz, me dinjitet dhe me autoritet. Mjaft më me përzgjedhje pa lidhje nga ana e partive politike shqiptare të individëve  analfabete, të dështuar bile edhe destruktiv neper pozita udhëheqëse të institucioneve  shtetërore dhe publike.

Njerëzit të cilët do të angazhohen në këtë aktivitet shoqëror duhet të jenë të njohur për opinionin me të gjerë publik per të mire, të njejtet gjithashtu duhet të jenë personalitete me virtyte, me cilësi njerëzore e me aftësi intelektuale e  profesionale por dhe me pedigre. Çdo përpjekje për të vazhduar me çasjen e vjetër e të njëjtë është tentim për të vazhduar me cirkun e vjetër të mërzitshëm dhe të bezdisshëm politik të instaluar nga ana e subjekteve të vjetra politike këtu në vendin tone.

Ky cirk asnjëherë nuk prodhoi qetësi dhe harmoni ne mesin e qytetarëve por i njëjti te ta shkaktoi vuajtje mërzitje dhe pikëllime. Të kthehet besimi dhe bindja pozitive te politikanët dhe te politika të humbur prej kohesh këtu te ne. Këtë besim duhet kthyer patjetër nëse politikanët duan që tu besojnë qytetarët. Ndërsa të gjithë qytetarët janë njerëz me dëshira, me nevoja dhe me ambicie e jo vetëm politikanët. Këto dëshira, ambicje dhe nevoja nuk kanë mundur ti realizojnë  shumica e njerëzve sepse për të gjitha gjërat ne jetët e tyre kanë vendosur politika dhe politikanët.

Këta në vend të zbatimit të interesit të përgjithshëm prehër e kane zbatuar interesin individual dhe atë të ngushtë grupor. Elita e re udhëheqëse  politike që po instalohet në skenën politike qendrore shqiptare këtu në RMV besoj se do të jetë më ndryshe më e pjekur më e vetëdijshme dhe më e përkushtuar për realizimin e interesit të përgjithshëm dhe nuk do të bën shaka me interesat jetike të qytetarëve shqiptar si individ dhe me ato kolektivet si komb.

Unë fatmirësisht i njoh tre prej pesë udhëheqësve të koalicionit VLEN  dhe fatmirësisht këta që i njoh i njoh për të mirë e jo për të keq. Për Izet Mexhitin, Afrim Gashin,dhe për Arben Taravarin fatmirësisht kamë bindje e mendime pozitive si dhe konsiderate të lartë. Këta përsëris i njoh për të mirë dhe besoj se të njëjtët në politikë do ta instalojnë seriozitetin dhe përkushtimin për të bërë vepra dhe punë të duhura e të domosdoshme. Si dhe të sillen mire e me kujdes maksimal për ne qytetarët në përgjithësi. Koha është që këtu te ne të mbyllet perdja e Cirkut të vjetër politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat