Vula në duart e Berishës, fillimi i fundit i Edi Ramës

Opinione

Vula në duart e Berishës, fillimi i fundit i Edi Ramës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 qershor 2024 Në ora: 16:16
Sali Berisha dhe Edi Rama

Pas, thuajse tre viteve, drejtësia vihet në vend me rastin e dhënies së vulës së PD, dr. Sali Berishës. Ishte pa sens që Lul Basha të ketë vulën, derisa nuk ka shumicën e deputetëve.

Presioni nga Rama tek drejtësia kishte pamundësuar që PD zyrtare të mund të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar me stemën e PD, çka edhe ndikoi që PS tē fitonte thuaje të gjitha bashkitë e vendit.

Edhe pse Berisha mbahet pa të drejtë në arrest shtëpiak, pa pasur aktakuzë, sigurisht se me vulë dhe stemë të PD, do të rritet partia kryesore opozitare në Shqipëri.

Lajm jo i mirë për Ramën, i mësuar me Lulin që e mundte sa herë dëshironte. Luli, i pari kryetar opozite që nuk arriti të bëhej kurrë kryeministër, u shndërrua në vegël të Ramës duke tradhtuar opozitarët dhe ata që besonin tek ai.

Faktikisht, prej tani e tutje pritet që PD të rritet, në zgjedhjet e 2025, opozita do të jetë pretendent për të marr pushtetin. Pengesë e madhe do të jetë nëse z.B erisha vazhdon të mbahet në burg shtëpiak, edhe pse shqiptarët tani e kanë kuptuar se Berisha është i burgosur shtëpie me motive politike.

Pas dymbëdhjetë vite të PS në pushtet, Shqipëria vetëm sa po tkurret, nuk ka ndryshime të theksuara. Opozita do të vinte në pushtet qysh moti nëse Luli s’do të punonte për interesa të Edi Ramës. Djegia e mandateve, mospjesëmarrja në zgjedhje i kanë shkuar në favor Ramës.

Pikërisht, Rama është më i mërzituri që nuk e ka Lulin më kryetar të opozitës, me Berishën nuk mund të bëj pazare. Ky, edhe është fillimi i fundit i Edi Ramës në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat