Konferenca e paqes për Ukrainën në Burgenstock të Zvicrës

Opinione

Konferenca e paqes për Ukrainën në Burgenstock të Zvicrës

Nga: Dedë Preqi Më: 15 qershor 2024 Në ora: 11:39
Dedë Preqi

Secila Konferencë që i dedikohet paqes njerëzore dhe ruajtjes së saj, e ka rëndësinë e veçantë, duke marrë parasysh sakrificat unike të të gjitha komuniteteve të bashkësisë ndërkombëtare, që e përbëjnë forcën potenciale për të ecur përpara duke i ndryshuar rrethanat, apo për t’i derdhur së bashku rrjedhat e lumenjve në një oqean paqësor, pjesë e sëcilës është edhe Kosova, në krye me presidenten dr.z.Vjosa Osmani.

Ndoshta kam arsye ti shkruaj këta rreshta për tri arsye, së pari kjo Konferencë, që i kushtohet paqës njerëzore dhe ruajtjes së saj, që i dedikohet Ukrainës së kërcënuar me luftë nga Rusia, e ka domethënjën e saj të rëndësishme, me përfshirjen e shumicës së vendeve ndërkombëtare, që të ndikojnë në ndryshimin e rrethanave, për të arritë sa do pak deri te një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy vendeve.

Dhe e dyta, Zvicrra është vendi mikpritës i kësaj Konference, por edhe shembulli më i mirë në botë i paqës ndërnjerëzore, me një përvojë të konsiderueshme paqësore dhe pa luftë edhe me shekuj, në të cilin vend mbretëron paqa dhe diversiteti i tolerancës e i barazisë ndëretnike në këtë vend.

Dhe e treta, që më shtyri të shkruaj këta rreshta, vendi ku mbahet kjo Konferencë, që quhet Burgenstock, nga vendi ku jetoj dhe banoj më ndajnë vetëm 5,5km, një vend i bukur dhe turistik, pranë liqenit të Luzernit, të cilin e vizitojnë shumë vizitor nga gjitha vendet e botës.

Presidenti Zelenski dhe qeveria e Ukrainës, nuk e dëshiruan pjesëmarrjen e Rusisë në këtë Konferencë, edhe pse një gjë të tillë nuk e përjashtoi Zvicrra, por me një arsytim tjetër, sepse Rusia e përjashtoi vetëvetën, e cila duhet ti mbajë përgjegjësitë e saj ndaj një lufte të padrejtë dhe të pa barbartë, që po zhvillon kundër Ukrainës dhe popullit të pafajshëm të këtij vendi.

Ka edhe shumë çka të flitet për përpjekjet e Rusisë, dhe ambiciet e saj për pushtime teritoresh nga Ukraina, edhe para kësaj lufte me pushtimin e Krimesë dhe pastaj të disa krahinave tjera, si Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, ku gjenden centrallet bërthamore, gjendja është shumë e rëndë.

Dhe më e keçja e gjithë kësaj historie të dhimbshme, që do ta lëndonte ndërgjegjën e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe ndërgjegjen njerëzore, është ajo që duhet të cekët dhe jehoi në tërë globin, kur që nga viti 2015, në vendet e pushtuara të Ukrainës, nga Rusia, janë marrë peng mbi 19 mijë e 5oo qind fëmijë ukrainas, dhe nuk dihet për fatin e tyre se ku gjinden dhe ku jetojnë, të cilët rritën nën ndikimin dhe mëshirën e një edukimi të dhunshëm të qeverisë së Putinit.

Rusia dhe regjimi i Putinit, pothuaj se çdo ditë e më shumë po i shkakëton humbje të pa llogaritura Ukrainës, në njerëz dhe shkatërrime materiale dhe nuk i dihet hovi i saj fashizoid, edhe pse populli dhe ushtria e Ukrainës, po tregohet shumë heroike dhe e vendosur me qëndresën e saj drejtë fitores, por në krahasim me fuqinë e armikut është pothuaj e pa mundur të përballoj këtë stuhi dhe furtunë të egër të forcave ruse.

Strategjia e Putinit, dhe politikat mashtruese të tij për t’a shtuar dhe rritur ushtrinë ruse, i shtyen të rinjtë ukrainas, si nxënësit, studentët dhe të tjerë në vendet e pushtuara të Ukrainës, të bëjnë kontrata të natyrave të ndryshme, duke i mashtruar me të holla, bursa dhe kontrata për pushime, në këmbim për të luftuar kundër Ukrainës.

Prandaj, Konferencat e tilla dhe Samitet e paqës, për cilin do vend të rrezikuar nga luftërat e tilla të pa barabarta dhe të pa drejta, që organizohen në kuadër të paqës, për të gjetë formulën e zgjedhjes së problemeve ndërnjerëzore, qoftë edhe në glob, e kanë rëndësinë e tyre të veçantë, edhe pse ndonjëherë nuk japin rrezulltate të frytshme, apo shihen vetëm si përgjegjësi simbolike e bashkësisë ndërkombëtare, prapë se prapë, këto projekte e përmbushin sa do pak projektin e forcës unike përballë ngjarjeve të tilla.

Konferencat e tilla, që mbahen kur Rusia, po tregohet e ashpër dhe kërcënuese jo vetëm për Ukrainën, por edhe për SHBA-të, dhe NATO-n, si mbështetëse të lirisë dhe shtetit sovran të Ukrainës, dhe njëkohësisht një vendi që pretendon të bëhët anëtare e BE-së, dhe NATO-s, është orientimi i tyre i gjithëunjishëm dhe i qartë, që të bëhën pjesë e kësaj kahe të vetëdijshme e të ardhmës më të mirë të këtij vendi dhe kombi.

Zvicra dhe shteti zvicerran, është vendi dhe shembulli më konkret i gjithë popujve të botës, dhe e një kulture të mirëfilltë njerëzore, ku bëhët fjalë për gjitha etnitetet e botës, të cilët kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, duke zhvilluar identitete të ndryshme nacionale nëpërmjet ekspozimit të përshtatshëm ndaj civilizimeve të ndryshme, të cilin shembull duhet marrë edhe nacionalitetet tjera, për të promovuar paqën njerëzore, jo vetëm në teori, por edhe në praktikë.

Shembulli i Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut, të cilat e kanë parim luftën dhe nënshtrimet, nuk e japin shembullin e paqës dhe harmonisë ndërnjerëzore, por e zbehin dhe e cungojnë një harmonie të tillë të mirëqenjes ndërnjerëzore, të cilën nuk e përjashton edhe Serbia e Vuçiqit, e orientuar dhe e këshilluar nga Rusia, e cila përfaqëson shprehjen e një ideologjie të tillë ruso- serbe, për një Serbi të madhe, për ta destabilizuar dhe pushtuar Ballkanin perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat