Nuk është problem vula, por Partia Demokratike e Shqipërisë ka probleme me të vërtetat

Opinione

Nuk është problem vula, por Partia Demokratike e Shqipërisë ka probleme me të vërtetat

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 14 qershor 2024 Në ora: 20:24
Skënder Sadri Kapiti

Politika punon kundër demokracisë dhe e sfidon demokracinë nëse nuk zbatohen prej saj  parimet dhe vlerat e demokracisë; politika e kërcënon demokracinë  nëse politika korruptohet e kriminalizohet, dhe politika e kërcënon demokracinë nëse politika nuk ndryshon dhe nuk evolon  pandërprerë në kushtet dhe rrethanet që këtë ndryshim e kërkon dhe e imponon realiteti.Në politikë nuk ka pagabueshmëri dhe prandaj në demokraci ka ndërrim pushteti  në mënyrë demokratike e paqësore.Këto vlejnë edhe peër altorët e demokracisaë që janë partitë politike të cilat kërconohe anga autokracia dhe kur gërryhen nga korrupsioni.

Ka tre vite që problem në PD ka qenë vula e partisë.

Tani që u zgjidh  puna e vulës, cfarë zhvillimesh do ketë në PD?

PD KA PROBLEME ME TË VËRTETAT.

Problemi i Partisë Demokratike janë vlerat e vërteta, dhe vula e Partisë u takon demokratëve që pomovojnë dhe mbriojnë vlerat demokratike të një partie. Nuk u takon që drejtimin e partisë demokratike

Deri më sot si e vërtetë në PD ka qenë njëshi, autokracia, ka qenë akrabaja politike nepotiko-familiare dhe ajo grupalo-korruptive. Vula e partisë vulos vendime ne “emër të partisë” kurse vula e Drejtësisë vulos vendime ne “Emër të Republikës”. Vula e partisë nuk të mbron nga ligji dhe as nuk të shpëton e as nuk ta heq non gratën amerikane.

Tani që vulën e mori kryetari i foltores, i cili është nën hetim dhe i shpallur non grata për korrupsion.Dhe a ka shanse që PD me  këtë kryetar që të vijë në pyshtet?!

PD-ja e vulës, a do vazhdojë  më tej kjo Foltore PD me antiamerikanizëm; a do të demokratizohet ajo; a do të clirohet nga autoktacia e korrupsioni dhe a do të  mbështesë PD FOLTORJA  sanksionet “non grata” të SHBA-ve. A mund të  bëhet e djathta e vërtetë PD-ja me ata që vetëm sa kanë spekulluar me të djathtën, me të persekutuarit dhe me desidencën antikomuniste?

Marrja e vulës nga Berisha dhe nga grupi demokratëve të drejtuar nga ai në mënyrën se si paraqitet nga mediat kjo të lë përshtypjen si sukses e fitore personale e Berishës. Dhe lind pyetja se  a është vula e Partisë Demokratike apo është vula personale e Berishës si pronar i PD-së.Përcarja dhe ndarja e PD-së erdhi pas  shpalljes non grata të tij nga SHBA dhe pas daljes së foltores anti-SHBA. Dhe vjen pyetja se a do mundet që të bashkohet e të forcohet PD-ja kur në krye të saj, në drejtim të jetë ai të cilin e kanë shpallur të padëshirueshëm dy aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA e Britania e Madhe dhe sot është në arrest shtëpie.Berisha ka meritat e tij, por nuk do ishte në interes të demokratëve  që ai ta mbante peng PD-në për interesa personale dhe se kështu vetëm sa do i zgjatet jeta në pushtet Rilindjes antisociale Socialiste.

PËR DEMOKRATËT E PARA ËSHTË SHQIPËRIA, DHE NUK BËHET QAMETI NËSE PD DO E DREJTONTE DIKUSH TJETËR DHE JO BERISHA. PER DEMOKRATËT DETYRË ËSHTË QË TË LUFTOJNË POLITIKISHT PËR TË MARRË PUSHTETIN DHE PËR TA LARGUAR REGJIMIN E RILINDJES SOCIALISTE DHE JO INTERSI I KRYETARIT DHE I NJË GRUPI TË NGUSHTË INTERTESI.

Dhënia nga drejtësia të vulës së PD-së nuk do të thotë se atij iu hoq “non grata” nga SHBA e Britnia e Madhe.

PD QË TË RITHEMELOHET APO QË TË RINGRIHET DUHET TË SHOHË NGA E ARDHMJA DHE NGA PERSPEKTIVA,PD DUHET TË HAPET, TE DEMOKRATIZOHET DHE TË QARKULLOJË ELITA POLITIKE DREJTUESE E SAJ.

PD u konsumua tre vite në betejën për vulën,por a do mundet PD Foltorja me këtë vulëmbajtës të shpallur non grata, a do mundet që ajo të vijë në pushtet pa mbështejen e SHBA-ve?

Këtë pyetje duhet t’ia bëjnë vetes demokratët dhe  antiberishistët berishistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat