Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndryshohet rrënjësisht për nga tematika dhe për nga struktura e diplomatëve

Opinione

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndryshohet rrënjësisht për nga tematika dhe për nga struktura e diplomatëve

Nga: Rexhep Torte Më: 14 qershor 2024 Në ora: 14:39
Autori Rexhep Torte

Të gabuar, të mjerë, të korruptuar, kokë më vete, naivë e kundër demokracisë janë diplomatët amerikanë dhe evropianë që e favorizojnë Serbinë gjenocidale dhe e akuzojnë e sanksionojnë Kosovën viktimë.

Nuk mund të quhet dialog i lehtësuar nga BE-ja, kur Kosovës i thuhet mos vepro asgjë pa pëlqimin e Serbisë gjenocidale e udhëhequr nga krimineli Aleksandër Vuçiq.

Asnjë mendje e shëndoshë njerëzore nuk mund ta arsyetojë reagimin e diplomacisë së SHBA-ve dhe të BE-së, ndaj nismës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, që Ura e Ibrit të lejohet edhe për qarkullimin e automjeteve. Ky ndalim skandaloz i Urës së Ibrit u bë nga KFOR-i francez në vitin 1999 dhe që i lejoi grupet e armatosura ilegale serbe “Ujqit e Urës” të organizuara nga Serbia gjenocidale të parullojnë në këtë urë.

Rrugët dhe urat e kanë rolin hyjnore nga Zoti për tu shërbyer njerëzve të lëvizin e qarkullojnë lirshëm për t’ua lehtësuar jetën për plotësimin e nevojave të tyre të përditshme.

Me asgjë nuk mund të arsyetohen bllokimet e rrugëve, sulmet e vrasjet e policëve të Kosovës, sulmet dhe plagosjet e rënda që grupet e armatosura kriminale ilegale serbe i kryen ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, EULEX-it, gazetarëve, sulmet dhe djegiet e veturave apo të pasurive tjera të serbëve që nuk i respektojnë urdhrat e Beogradit në Veri të Kosovës.

Të gjitha këto sulme i organizonte Serbia gjenocidale nëpërmjet grupeve të armatosura ilegale serbe. Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund ta arsyetojë sulmin terrorist te Manastiri Orthodoks Banjskë te Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku në detyrë, dhe ku u konfiskuan autoblinda dhe një sasi e madhe armatimi të ardhur nga Serbia gjenocidale për ta destabilizuar dhe okupuar Kosovën.

Asnjë mendje e shëndoshë diplomatike nga SHBA dhe BE nuk duhej të reagonte aq ashpër ndaj Kosovës me rastin e vendimit legjitim të Bankës Qendrore të Kosovës që euro të jetë valutë shtetërore e Kosovës e jo dinari serb që futet në Kosovë në mënyrë të pakontrolluar.

SHBA he BE nuk duhej të reagonin kundër Kosovës as për shpronësimet që u bënë në Veri të Kosovës, duke i respektuar ligjet e Kosovës, sepse lëshimet eventuale në këtë proces i korrigjon vetë Kosova me mekanizmat e saj.

Rikujtojmë se Kushtetuta e Kosovës është më demokratikja në Evropë dhe se tashmë kanë kaluar 25 vite nga çlirimi i Kosovës dhe Kosova është duke punuar e vepruar për shtrirjen e sovranitetit edhe në Veri të Kosovës duke përfshirë edhe luftën kundër kontrabandës dhe grupeve ilegale terroriste serbe.

SHBA dhe BE me pa të drejtë e sanksionuan Kosovën demokratike e paqësore në vend që ta sanksionojnë Serbinë gjenocidale, e cila nuk po përfill asgjë nga BE dhe SHBA-të, përveçse i shfrytëzon financiarisht.

Serbia kriminale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq janë ata që po e shantazhojnë dialogun Kosovë-Serbi, qoftë mëpërmjet mosrealizimit të marrëveshjeve të arritura, qoftë nëpërmjet shantazhimit të dialogut. Krimineli Aleksandër Vuçiq është ai që nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Zbatimit në Ohër dhe SHBA e BE heshtin e bëhet të shurshërdhe çuditërisht I frikësohen Serbisë!

Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, të mbështëtur edhe nga diplomacia e SHBA-ve dhe e BE-së kërkojnë që Kosova ta themelojë Asociacionin serb në Kosovë, asociacion të cilin e këkon Serbia që ka synime ekspansioniste ndaj Kosovës. Të gjithë analistët e shquar nga SHBA-të thonë se asfare Asociacioni serb në Kosovë nuk duhet të ketë para arritjes së marrëveshja përfundimtare që nënkupton edhe njehjen e ndërsjellë, të cilën vitin që shkoi e kërkoi edhe Joe Biden-presidenti i SHBA-ve në letrën që ua dërgoi Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiqit.

SHBA dhe BE duhet ta kenë kuptuar se Parlamenti “Gjithë-serb” ndërmjet Serbisë gjenocidale dhe Republika serpska gjenocidale që u themelua më 8 qershor 2024 në Beograd dhe aspiratat e tij okupuese, tregojnë se Serbia dhe Aleksandër Vuçiq nuk kanë asfare interesi për BE-në e SHBA-të, sepse janë të orientuara ndaj Rusisë, Kinës dhe BREKC-it.

Pas fijaskos, janë skandalozë a të shitur ata që këkojnë të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Me Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksandër Vuçiq, që çdo ditë po e këcënojnë Kosovën me luftë, që ende në Kushtetutën e Serbisë figuron Kosova si pjesë e Serbisë, është absurd të mendosh se Serbia dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Secili diplomat që e përkrah dialogun Kosovë-Serbi me këtë format e marrëzi siç po funksionon tashmë 11 vite, ka problem me çmendurinë, etikën dhe moralin e tij.

Antony Blinken, Gabriel Escobar, James O’Brien, Christopher Hill, Jeffrey Hovenier Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, janë shembulli më i mirë i diplomcisë dhe i demokracisë së shitur dhe anti Kosovë.

Koha e kaluar e dialogut Kosovë-Serbi po dëshmon se ky dialog i imponuar nga BE ka pësuar fiasko dhe e ka dëmtuar tejmase Kosovën viktimë karshi Serbisë gjenocidale në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar. Ky dialog ka dëshmuar se është krijuar enkas për ta favorizuar dhe për t’ia mbuluar krimet Serbisë gjenocidale, e jo për ta vënë në vend të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë.

Kosova me 12 qershor shënoi me aktivitete të shumta 25 Vjerori çlirimit të Kosovës. Këtë festë të Kosovës e nderuan dhe e lartësuan pjesëmarrja e gjeneralit Vesley Ckark që udhëhoqi dhe menaxhoi sulmet 78 ditore të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe që e detyruan Serbinë gjenocidale të tërhiqet nga Kosva dhe Kosova ta fitojë lirinë e saj. Këtë manifestim e lartësuan dhe nderuan edhe ish kryeministri i Anglisë Tony Bler, përshëndetja e Bil Clinton-ish presidentit të SHBA-ve që e dha urdhrin për bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe, si edhe shumë përfaqësues dhe miq të Kosovës që ishin protagonistë të lirisë së Kosovës.

Pas çlirimit e pavarësimit udhëheqjen e Kosovës e morën në dorë ish komandantët e UÇK-së, të cilët për fat të keq u treguan të prirur për tradhti, vëllavrasje për pushtet, vrasjen e gazetarëve për fjalën e vërtetë, për hajni korrupsion, për shtresim të pasurive multi milionëshe, sa që treguan aftësi dhe dëshirë për ta forcuar Kosovën drejt zhvillimit dhe prosperitetit të shtetit.

Këta udhëheqës ish komandantë të UÇK-së të verbuar nga pozita e tyre udhëheqëse dhe nga oreksi për t’u pasuruar, u bënë pre e Sigurimit francez dhe e UDB-së e BIA-s të Serbisë gjenocidale, duke pranuar symbyllas dialogun Kosovë-Serbi dhe duke mos pandehur fare që ky dialog nga teknik u shndërrua në dialog politik gjithnjë në favor të Serbisë kriminale.

Në këtë drejtim fillimisht ndihmuan pro serbët Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn dhe viteve të fundit pro serbët Josepf borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja.

Habit fakti pse BE duke pasur qindra kuadro të shkëlqyera diplomatike për dialogun Kosovë-Serbi zgjodhën kuadro skandaloze pro serbe, e sidomos Joseph Borrellin nga Spanja e Miroslav Lajçakun nga Sllovakia shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës?!

Habit fakti pse SHBA-të duke pasur qindra kuadro të shkëlqyera diplomatike për dialogun Kosovë-Serbi, caktuan kuadro skandaloze pro serbe, e sidomos Mathew Palmerin që e ka bashkëshorten serbe dhe Gabriel Escobarin i cili më shumë interesohej për ekspozitat e bashkëshortes së tij në Serbi se sa për mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat