Zv/komandanti i operacionit “Shigjeta” Spiro Butka përballë prapaskenave të errëta të Mus Jasharit dhe pasuesve të tij

Opinione

Zv/komandanti i operacionit “Shigjeta” Spiro Butka përballë prapaskenave të errëta të Mus Jasharit dhe pasuesve të tij

Nga: Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-ës - Tiranë Më: 14 qershor 2024 Në ora: 12:45
Spiro Butka

Thirrje fuqishme!

Luftëtar të denjë të UÇK dhe Shqiptar të ndershëm të kudondodhur!

Lexojeni me vëmëndje të veçantë reagimin tonë, se gjatë trajtimit të qëndrimeve poshtëruese ndaj oficerit të USH, që u rreshtua në UÇK në luftë për çlirimin e Kosovës, do të njiheni nga afër me mosmirëmjohjen, si ves i njeriut lig të cituar nga filozofi ynë iluminist Sami Frasëri.

Mbështetur në dy ligjet bazë me Nr.04/L-54 datë 08.04.2011 dhe Nr.04/L-261 datë 03.04.204, në Kosovë u ndanë çertifikatat për luftëtart e UÇK-ës. Gjatë shpërndrjes, dualën në dukje shkelje të rënda të ligjeve të mësipërpmë, veprime këto që u bënë nga individët e pa ndërgjegjshëm, brënda e jashtë strukturave të shtetit të Kosovës, që nisur nga interesi personal, ju futën korrupsionit për të përfituar financiarisht ose politikisht me shtesat e rradhëve të veteranëve. Përmasat e këtij spekullimi, alarmuan opinionin publik Shqipëtar, për shumëfishimin luftëtarve të UÇK-ës në Kosovë dhe atyre  të ardhur vullnetarë nga Shqipëria. SHVL e UÇK-ës Tiranë, në apelin e sajë drejtuar Kuvëndit e Qeverisë të Kosovës, paraqiti listën e 186 luftëtarve të UÇK-ës nga Shqipëria, ku 71 prej tyre janë dëshmorë, 21 invalidë, 7 të burgosur gjatë luftës dhe 87 luftëtarë veteranë. Këto lista u vulosën dhe u nënshkruan me tre firma, nga Kryetari, Zv/Kryetari e Sekretari i SHVL të UÇK-ës Tiranë. Emrat e luftëtarve të kësaj liste, u verifikuan me imtësi sapo mbaroi lufta, nga një ekip i MM të QPK-ës, në të gjitha Zonat Operative, Operacionin “Shigjeta” e SHP të UÇK-ës. Është e drejtë e udhëheqjes së UÇK-ës dhe Qeverisë së Kosovës, për të rreshtuar të tjerë veteran nga trungu amë, se ata e dinë kush e ndihmoi UÇK-ës gjatë asaj lufte.

Image

SHVL e UÇK-ës Tiranë u krijua me vendim të Gjykatës të Rrethit Tiranë Nr.1713 datë 19.06.2006. Ajo vepron në përputhje të plotë me idealet e luftës së UÇK-ës dhe ligjet e Shtetit Shqiptar. Lidhur me situatën e krijuar, ajo ka shprehur mendimin e vetë për problemin e lindur, por fjala e sajë ka rënë në vesh të shurdhër. Sapo nisi zbatimi i ligjeve të Kuvendit të Kosovës, SHVL UÇK-ës Tiranë dërgoi në Kuvendin dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës përfaqësuesit vetë, të kryesuar nga Zv/kryetare e SHVL të UÇK-ës Tiranë Rabije Koxhaj dhe Ilir Dako Antar i Kryesisë, të cilët u mirëpritën nga Jakup Krasniqi, ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës. E kundërta ndodhi në Komisionin Qeveritar të Kosovës, ku Kryetari ë Komisionit Agim Çeku, nuk denjoi të priste Kujtim Lleshin, antarin e kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë, njëkohësisht vëllain e dy dëshmorëve Osman e Xhevit Lleshi, por e la ta keqëtrajtojë Faik Fazlliu, i cili jo vetëm nuk e mirëpriti, por kur Kujtim Lleshi mori formularët për SHVL të UÇK-ës Tiranë nga komisioni, Faik Fazlliu me arrogancë, prepotencë e brutalitet, ja rrëmbeu nga duart me forcë, duke i thënë “Se për këtë problem përgjigjet Sokol Poga, e jo Spiro Butka se ai është kriminel”. Se cili është Spiro Butka, SHVl e UÇK-ës Tiranë bashkëngjitur reagimit paraqetë para opinionit publik Shqiptar, vlerësimet e shtetit Shqiptar e të ndërkombëtarëve për veprimtarinë e tijë patriotike. Organet e prokurorisë Prishtinë, në ballafaqim me këto vlerësime, ti tregojnë vendin të vetëquajturit invlid, i cili fantazon krime të paqëna, në emër të shtetit të Kosovës, për të mbuluar paudhësitë e veta, të bëra gjatë fallcifikimit të dokumenteve si invalidi luftës së UÇK-ës, pa qënë i tillë. E theksuam këtë deklarim, se në kohën kur Spiro Butka drejtonnte operacionin Shigjeta, ku luftuan dhe ranë dëshmoë vëllezërit e Kujtim Lleshit, Faik Fazlliu shullëhej në Durrës. Kjo vërtetohet në pas luftë, kur ky invalid i rremë deri në fund të vitit 2002, nuk figuronte në listat e invalidëve të UÇK-ës si invalid. Si u bë, kush e bëri dhe cili është personi që lëshoi deklaratë për pjesmarrjen në luftën e UÇK-ës këtij invalidi të rremë, SHVL e UÇK-ës Tiranë rezervon të drejtën e vetë dhe thekson, se është e drejtë e organeve ligjore të qeverisë së Kosovës, për të vërtetuar realitetetin e këtij mashtrimi historik. Spiro Butka ish drejtues në SHP të TMK-ës dhe Vebi Rafuna ish Kryetar i Invalidëve të Luftës së UÇK-ës, deri në Qershorin e vitit 2002, nuk e kishin të rregjistruar në listat e invalidëve të vetquajturin invalid Faik Fazlliu, sepse ai është gjymtuar në pas luftë jashtë, çdo veprimtarie luftarake.

Kjo është fillesa e daljes në skenë e mosmirënjohjes, por kjo vazhdon akoma më tej me veprime të tjera antiligjore, që të pështirosen kur i dëgjon e jo më kur i shikon, si zbatohen me mllefe hakmarrëse nga ky i vetë quajtur individ, kundër ish luftëtarve të UCK-ës. Për të qënë realistë me opinionin publik Shqiptar, e sqarojmë atë me fakte e argumente konkrete të luftës e të paqes. Luftëtarët vullnetarë të ardhur nga Shqipëria në UÇK-ës, dorëzuan dokumentet e kërkuara, nëpër vendet e autorizuara nga KQ. Se cili ishte ky komision verifikimi, për SHVL të UÇK-ës Tiranë është e kjartë. Ai u miratua me ligj nga qeveria e Kosovës i përbërë nga 11 përfaqësues, por që nuk u mblodhë asnjëherë, sepse u identifikua me 3 vetë dhe në raste të veçanta vetëm një njeri, i cili vetë shkroi e vetë vulosi në emër të atij komisioni. Kështu ndodhi dhe në rastin kokret me ish Zv/Komandantin e operacionit Shigjeta Spiro Butka, i cili sipas dukumentave të paraqitura prej tij, pjesmarja në UÇK-ës vërtetohej nga dy ish drejtuesit kryesorë të luftës së UÇK-ës, Komandanti i UÇK-ës Azem Syla dhe Shefi i SHP të UÇK-ës Bislim Zyrapi. Sapo dualën në skenë dokumentet e Spiro Butkës, Musë Jashari u hodh përpjetë, duke u shprehur me mllefin e një hakmarrësi, ”Këto po prisja” tha e menjëherë i zhgarraviti me shënimet e tij mosmirënjohëse duke i hodh ato në kosh për ti djegur e asgjësuar në të ardhmen.

Image
Dokument

Ky veprim antiligjor dhe i pamoralshëm, u krye në prezencë të disa luftëtarve të UÇK-ës, por në mënyrë të veçantë para Sadik Halitjaha, antar i atij komisioni e Kudusi Lames ish komandanti i Divizionit të Kukësit, të cilët të dy njëherazi i folën Musë Jasharit, për veprimin antiligjor që kreu. Por Mus Jashari i kapardisur në luftë e pas luftë si bajraktar, ashtu si në UÇK-ës e TMK-ës kundër Spiro Butkës, veproi sikur ishte pronar i atij Komisioni e jo punonjës i tij. Luftëtarët e denjë të UÇK-ës që e njohën nga afër Spiro Butkën gjatë operacionit “Shigjeta”, njoftuan menjëherë ish Komandantin e UÇK-ës Azem Syla, icili erdhi e ndërhyri menjëherë, duke vënë në vënd nderin e oficerit profesional të USH, pa u tharë boja e hakmarrësit mosmirënnjohës e shpirt lig Musë Jashari. Nisur nga veprimi i kundërligjshëm i Mus Jasharit, SHVL e UÇK-ës Tiranë pyetë, ku është vendimi i Komisionit Qeveritar të Kosovës për veteranët në këtë rast vandal antikushtetues? Kush ja dha të drejtën Musë Jasharit, të marrë vendim në emër të KQ, në një kohë kur dihet se ai ishte vetëm një punonjës i thjeshtë administrativ i atij komisioni? Pse nuk ndërhyri Agim Çeku si kryetar komisioni për këtë rast flagrant, por heshti për tu hakmarrë njëlloj si dhe Musë Jashari? Për këto veprime antiligjore, ndërhyri antari i atij komisioni Sadik Halitjaha, por ciniku Musë Jashari me sjelljet e tij arrogante, tregoi dhe njëherë se ashtu si gjatë Luftës së UÇK-ës, në TMK dhe tani si punonjës i atij KQ, vendin punës e quan pronë private, e mund të bëjë si të dojë në shtetin e Kosovës. Përse nuk u ndalën organet kopetente, për këtë rast flagrant të kundërligjshëm? Nëse do të ishte gjallë Adem Jashari, do ja kishte treguar vendin këtij bajraktari hakëmarrës, që spekullon në emër të asaj familje legjendare. Por Legjendari pret të veprojë drejtësia, që nuk dihet pse heshtë, duke harruar mbrojtjen e dinjitetit historik të asaj lufte.

e kundërligjëshme dhe mosmirënjohja e këtyre dy punonjësve administrativ të KQ, të kryera gjatë zbatimit të statusit të veteranit, po i ilustrojmë më tej me fakte konkretë e shumë domethënës. Për çdo Togë, Kompani, Bataljon, Brigadë e Zonë Operative, u deklaruan komandantët e tyre përkatës, ndërsa për operacionin “Shigjeta”, në vend që të deklaroheshin drejtuesit kryesorë, Bislim Zyrapi, Spiro Butka, Shaban Mysliu, Rustem Berisha e Nexhmedin Kastrati, Musë Jashari thiri e pyeti një farë Maliq Doçi, ish oficeri i USH i përjashtuari nga USH me vendim zyrtar të shtetit Shqiptar, për shpallje të panikut në Kukës, duke uluritur se Ushtria Serbe kish kaluar kufirin e po sulmonte Kukësin. Për më tepër, është po ky Maliq Doçi, i cili kur u thirrë në VK e drejtimit të operacionit “Shigjeta” nga Bislim Zyrapi e Spiro Butka, për tu rreshtuar në formacionin luftarak të operacionit e kundërshtoi urdhërin, duke i kthyer shpinën luftës së UÇK-ës, ndërsa tani në pas luftë prallisë e sajonë histori të paqëna, se ka vepruar në krahë të Hashim Thaçit, Azem Sylës e Xhavit Halitit gjatë luftës së UÇK-ës. Zoti na ruajtë nga ky kllounë profanë, që improvizonë veten si drejtues i madh i asaj lufte tani në kohë paqe, pa qënë asnjë minutë i rreshtuar në atë operacion luftarak të UÇKës.

Image
Dokument

Në vazhdimësi të mllefeve obskurantiste, Musë Jashari nuk u mjaftua me prapaskenat e mësipërme, por i vazhdoi ato akoma me tejë, gjatë organizimit e zhvillimit të përkujtimit të 20 vjetorit të Operacionit “Shigjeta” në 26 Maj 2019, që u realizua nën patronazhin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bislim Zyrapi si ish Komandanti i atij operacioni, i kërkoi Spiro Butkës, përgatitjen e materialit për këtë eveniment historik. Materiali referues ju durëzua Bislim Zyrapit, duke menduar se do referohej nga ai, si ish komandant operacioni, por nuk ndodhi ashtu. Referoi Rifat Sulejmani një ish oficer i UFJ, që nuk e kishte idenë e atij operacioni dhe u shkarkua sapo filloi operacioni, për mangësitë e tijë ushtarake në punën e përbashkët në shtabet luftarake vartëse të operacionit. Ndërkohë Musë Jashari vuri në zbatim prapaskenat, për të glorifikuar veten si strateg i madh i UÇK-ës. Edhe pse gjatë operacionit, nuk ishte veçse zëvëndës i Nexhmedin Kastratit në D2O, kishte kohë që eleminonte eprorin drejtus të tij Nexhmedin Kastratin, duke e trajtuar veten si komandant i Betejës së Pashtrikut. Duke ecur më tejë me këto fantazira gjatë organizimit të përkujtimit, urdhëron servilët e tijë që të mos lajmërohet Spiro Butka të marrë pjesë në atë manifestim. Por luftëtarët trima të UÇK-ës, duke njohur Musën si njeriu i veprimeve të fshehta, morën masat e duhura dhe lajmëruan Bislim Zyrapin, atë kohë këshilltar i Presidentit Thaçi, i cili i dërgoi ftesën personalisht Spiro Butkës. Nuk po zgjatemi për atë manifestim, ku Musë Jashari për të afirmuar veten si komandant i madh, trukoi veprime bajate të cilat i vuri në funksion të egos së vetë karrjeriste, për ta afirmuar veten strateg të atij operacioni, në një kohë kur dihet se Musë Jashari, nuk është gjë tjetër veçse një i paarsimuar klasik në fushën ushtarake. Referoi Rifat Sulejmani i trëmburi me lepur në bark nga Musë Jashari. Materiali për operacionin Shigjeta është botuar herë pas here në shtypin e Tiranës, Prishtinës e portale të ndryshme, duke paraqitur realitetin përkatës me dokumente historikë të kohës. Kush të dojë mund ta lexojë në portalin epopeja.org dhe ta ballafaqojë atë me manipulimin e historisë të UÇK-ës, që bëri Rifat Sulejmani, me urdhër të bajraktarit karrierist Musë Jashari.

SHVL e UÇK-ës Tiranë, e njohu mirë Musë Jasharin tani në paqe, por nisur nga veprimet antiligjore të mësipërme të bëra prej tijë, e themi me plot gojën, se Mus Jashari të tilla veprime i kreu dhe gjatë zhvillimit të operacionit “Shigjeta”, ku së bashku me Maliq Doçin e Nexhip Hajdarin, në prapaskenë ngritën një “mini shtab” të fshehtë, duke ju kundërvënë shtabit të operacionit “Shigjeta”, që drejtohej nga Bislim Zyrapi, Spiro Butka e Shaban Musliu. Spiro Butka bëri ndërhyrjen e duhur në organet drejtuese të UÇK-ës e të shtetit Shqiptar dhe Musë Jashari e Nexhip Hajdari u strukën përkohësisht, për të vazhduar aventurat e tyre në pas luftë. Në analizë të qetë të këtyre prapaskenave, po i themi Musë Jasharit, se ti nuk mund të barazohesh me Spiro Butkën dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria. Këtë e themi me kopetencë, sepse ashtu si bëhen raporte në luftë, i bëjmë dhe në paqe. Kur ti Musë Jashari, tundeshe e shkundeshe nëpër Kukës me kobure e radio transmetuese në brez, Spiro Butka përplaste kokën në tavolinën e VK të operacionit, për të drejtuar sa më saktë ato veprime luftarake, për ti siguruar UÇK-ës fitoren jetike të asaj lufte. Ne nuk e dimë si ke luftur ti në Prekaz, por sipas vlerësimit të bërë nga Spiro Butka për detyrën që ke patur në operacionin Shigjeta, nuk je gjë tjetër, veçse një zero tepër negative. Ti Musë Jashari luftove për të çliruar veten e familjen tënde nga robëria shekullore, ndërsa Spiro Butka e luftëtarët nga Shqipëria edhe pse ishin të lirë, sakrifikuan jetën dhe erdhën për të ndihmuar ty dhe vëllezërve të tjerë Shqiptarë të Kosovës. Prandaj të themi përsëri, se jo vetëm që nuk mund të barazohesh me Spiro Butkën e shokët e tijë që luftuan për çlirimin e Kosovës, por nuk je asgjë para veprës heroike që ata kryen. Pyete Presidentin Thaçi, se cilin gjeti duke drejtuar veprimet luftarake në VK e drejtimit të Operacionit “Shigjeta”, kur ai si Kryeministër i QPK-ës e Komandant i UÇK-ës, inspektoi drejtimin e luftimeve të operacionit, bashkë me ish Zëvendës Kryeministrin Shqiptar Ilir Meta dhe Komandantin e Divizionit të Kukësit Kudusi Lame. Kjo mosmirënjohje, nuk është vetëm e jotja Musë Jashari, por dhe disa të tjerëve, që edhe pse panë si drejtoi Spiro Butka atë pjesë lufte bashkë me miqtë aleatë, sot heshtin duke fshehur të vërtetën reale historike të UÇK-ës. Mosmirënjohja thotë Sami Frashëri, është ves i njerzëve të liq e të poshtër. Kjo po saktësohet mbas luftës së UÇK-ës, me qëndrimin e mbajtur, jo vetëm ndaj Spiro Butkës, por dhe luftëtarve të tjerë, duke u treguar të shtrenjtë në krunde e të lirë në miell. Përjashtojmë këtu Azem Sylën, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limën si ish ZV/ MM të QPK-ës në atë operacion, i cili gjatë intervistës me moderatorin Adi Krasta në RTK, në pyetjen që ju bë për kontributin e dhënë nga luftëtarët e ardhur nga Shqipëria u përgjigj: “Do veçojë kontributin e heroit të tri luftrave, dëshmorin e Kombit Tahir Sinanin dhe të ish Oficerit profesional të USH Spiro Butkës për çlirimin Kosovës e trojeve të tjera etnike Shqipëtare”. SHVL e UÇK-ës Tiranë i falënderon publikisht të tre këta politikanë të luftës e paqes, për vlerësimin e bërë, sepse të tre së bashku, janë të vetmit politikanë deri tani, që kanë shprehur mirënjohje publike, për luftëtarët që erdhën nga Shqipëria e luftuan përkrah vëllezërve Shqiptarë në Kosovë.

Por përse Musë Jashari ndërmori të tilla veprime dhe kreu akte të kundërligjëshme kundër Spiro Butkëës? Kërkojmë ndjesë për këto hollësira, por duhet të paraqesim para luftëtarve të U;K-ës dhe opinionit publik Shqiptar të kudo ndodhur. faktet e argumentet e nevojshëm, për të vërtetuar veprimet e pamoralëshme të Musë Jasharit ndaj ish luftëtarit të UÇK-ës Spiro Butka. Në vitin 2002 Spiro Butka, kreu një detyrë fisnike në TMK-ës, gjë që u vërtetua gjatë organizimit, zhvillimit e drejtimit të manifestimit përkujtimor, të rënjes heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari në 5,6 e 7 Mars 2002, në stadiumin e Prishtinës dhe në natën e zjarreve, në kullën kala qëndresë në Prekaz. Karrjeristë të sëmurë, pas këtyre ngjarjeve të mëdha historike, u bënë xheloz për aktivizimin e Spiro Butkës në këto detyra dhe mbështetur në veprimet që ata ndërmorën, nisën të shfaqen me kundërveprime të fshehta ndaj tijë. Musë Jasharit nuk i pëlqeu drejtimi i SHP të TMK nga Spiro Butka dhe ndërtoi gradualisht prapaskena për largimin e tij nga TMK-ës, bashkë me të tjerë karrjeristë të padukshëm, që mezi e prisnin rastin për largimin e oficerit të Tiranës. Mllefi i akumuluar i bajraktarit Musë Jasharit, nisi me etjen për karrierë e lavdi personale gjatë moszbatimit të elementëve të gadishmërisë në TMK.Në zbatim të detyrave ditore, Spiro Butka u ballafaqua me një rast flagrant, të thyerjes të masave të gatishmërisë në SHP të TMK-ës, nga Fidai Helshani në shërbimin e Oficerit të Drejtimit. Ai nuk u gjënd në vendin e kryerjes të detyrës, sepse e kish braktisur atë dhe pinte çajë bashkë me shefin e vetë Musë Jasharin në zyrën e këtij të fundit. I alarmuar për këtë thyerje të rëndë të sitemit të gadishmërisë, Spiro Butka i raportoi Komandantit të TMK-ës Agim Çeku, duke i kërkuar marrjen e masave konkrete. Por në vend që të dënoheshin Fidai Helshani dhe Musë Jashari, për shkeljet e rënda të disiplinës e gadishmërisë, Agim Çeku dhe pse ishte komandant i TMK-ës, bëri të kundërtën. U hakmuar në fshentësi, jo vetëm për të mbrojtur ata, por dhe për veten e tijë, sepse e kish ferrë nëpër këmbë Spiro Butkën. I sqaruam këto hollësira, për të vërtetuar, veprimet cinike të arrogantit e karrjeristit Musë Jashari, që shtetin e Kosovës tentoi ta kthejë në pronë private, për të realizuar marrëzitë e veta djallëzore dhe obskurantiste. Një turp i madh që vazhdon të mbrohet akoma, nga individë mizantrop të veshur me pushtet.

Koha evoloi në vite e dekada, por Musë Jashari nuk u ndal me prapaskenat e tij obskurantiste kundër Spiro Butkës. Një vit më parë në 26 Maj 2023 në Prizren u përkujtua përvjetori i betejës së Pashtriku, betejë e cila simbolizohet si “Shigjata-2”, çuditërisht e organizuar nga një farë bordi rreshterash, nënkupto nënoficerat si niveli më i ulët i hierarkisë ushtarake, të ish Ushtrisë Federative Jugosllave, të drejtuar në prapaskenë nga i pa arsimuari klasik në fushën ushtarake Musë Jashari. Në përkujtimin e operacinit Shigjeta të vitit 2023, pra një vit më parë, ai bord antishqiptar e antikombëtsar, nuk e përmëndi asgjëkundi Spiro Butkën, Shaban Musliun, Astrit Huskën dhe antarët e tjerë të Shtabit të Operacionit, për kontributin që dhanë në atë eveniment historik të UÇK-ës gjatë asaj lufte çlrimtare, por bënë hero Musë Jashari, njeriu që ditën që nisi sulmi në Betejën e Pashtrikut, nuk ishte VKD të D2O në Cahan. Veprimtaria hakmarrëse e ethëshme e tij kundër Spiro Butkës, u vazhdu më thellë akoma gjatë organizimit e përgatitjes në 25 vjetorit e përkujtimin të operacionit Shigjeta në 26 Maj 2024, që u bë nën mbështetjen e fuqishme të një farë Binak Gashi ish komandat TF (iniciale të trupave të Farkut), i cili për vite të tëra u fsheh brënda UÇK e TMK i kamufluar me guaskën e farkizmit, për ta nxjerrë kokën tani pas 25 viteve. Dhe nuk doli i vetëm si udhëheqës i këtij bordi, por dhe të tjerë bashkëpuntorë, që gjatë asaj lufte u stukën nëpër guvat e shpellat e Pashtrikut, duke dalë në pasë luftë si drejtues të mëdhej të asaj beteje madhështore, të cilësuar e vlerësuar maksimalisht nga Gjenerali Wesli Klark e të realizuar me sukses të plotë nga luftëtarët e UÇK. I theksuam bëmat habitëse e mësipërme të Musë Jasharit e Binak Gashit, duke i treguar luftëtarve të UÇK dhe krejt popullit andej e këtej kufirit imaggjinar londinez, se ato vazhduan dhe gjatë zhvillimit e referimit në jubileun e 25 të operacionit Shigjeta në qershor 2024, ku doli plotësisht e qartë se si u zdukën nga historia e atij operacioni drejtuesit kryesor, Zv/komandanti Spiro Butka, Shefi i Shtabit Shaban Musliu dhe antarët e Shtabit drejtues të operacionit Astrit Huskaj, Mark Shala Shefki Avdullahu, Agron Axhami, Alush Shala, Gramoz Kelmendi, Agron Haradinaj e të tjerë, duke sanksionuar si ideator kryesor vetëm Mus Jasharin, i cili nisur nga urdhëri i MM të QPK të vulosur e firmosur nga Azrm Syla si drejtues i atij institucioni, nuk ishte veçse zv/komandant i D2O e vartës direkt i Nexhmedin Kastratit Komandantit të D2O i emërtuar si Beteja e Pashtrikut.

Edhe pse Komandanti i operacionit “Shigjeta” Bislim Zyrapi, kërkoi përgatitjen e materialit nga Spiro Butka, nuk u referua ai që u përgatitë, sepse u transformua sipas urdhërave të Musë Jasharit në mbledhjet e atij bordi fantazmë, të cilat Binak Gashi i organizoi në shtëpinë e Mus Jasharit në mënyrë të qëllimëshme, për të mos ftuar Zv/Komandantin e operacionit Spiro Butkën, se nuk donte anti Shqiptari i tërbuar Musë Jashari, bashkërisht me farkistin e betuar në në Beograd Binak Gashin. Por ne i themi Binak Farkistit, se ai operacion u hartua, planizua, organizua dhe u drejtua nga trualli Amë Shqipëria me përkujdesin e Shtetit Shqiptar e jo në shtëpinë e Musë Jasharit, more UDB-ashë i futur qëllimisht nga Beogradi, për të përçarë Shqiptarët e bashkuar në atë luftë çlirimtare. E theksuam bashkërisht, se pikërisht në një nga këto mbledhje të këtij bordi plot pikëpyetje e pikëçuditëse, të dirigjuara direkt nga Beogradi, Binak Gashi shtroi pyetjen se “Çfarë ka bërë Spiro Butka”? Pikërisht këtu doli qëllimi real i të vërtetës anti Shqiptare e antikombëtare, qëllim të cilin gradualisht e përgatiti dhe shfaqi në mbledhje të bordit ushtaraku i Beogradit Binak Gashi, i mbështetur fuqimisht nga Musë Jashari dhe farkistët e tjerë brënda atij bordi, me përjashtim të Shefit të Shtabit të operacionit Shaban Musliu, i cili i tregoi vendin atij rrufjani politik Binak Gashi, që hedh gurin e fsheh dorën, për të çuar ujin në mullirin e Beogradit. Por Spiro Butka, i edukuar në tri Shkolla Ushtarake të Shtetit Shqiptar, duke matur shtatë herë e prerë një herë, i përgjigjet ushtarakisht të dërguarit të Beogradit, se ne të dy nuk jemi të barabartë Binak Gashi para UÇK dhe luftës së sajë të lavdishme çlirimtare.

Unë Binak Gashi thekson Spiro Butka, u zgjodha nga populli im për tu bërë oficer i USH, ndërsa ty të përzgjodhi UDB për tu bërë pjesë e strukturave të sajë, për ti shërbyer me devotshmëri rregjimit titist.Unë Binak Gashi kur u inkuadrova në rreshtat e Ushtrisë Shqiptare, u betova para flamurit kuq e zi, duke kënduar hymnin Kombëtar të popullit tim Shqiptar, ndërsa ti Binak Gashi, u betove para flamurit Jugosllav duke kënduar hymnin titist, të cilit i shërbeve duke shtypur Shqipëtarët e Kosovës dhe popujt e tjerë koloniale nga rregjmi Titist i dirigjuar i Beogradit Serb. Unë isha i lirë se jetoja në shtetin tim të pavarur e sovran dhe nuk më detyroi njeri që erdha në luftë përkrah vëllezërve të mi të një gjaku ku luftova bashkrisht me ata në drejtim e komandim, për të çliruar jo vetëm vëllezrit e mi Shqiptar, por dhe familjen tënde e të shpirtligut Musë Jashari, për të çliruar njëherë e përgjithmonë juve e familjt tuaja nga kolonializmi i urryer Serb. Unë erdha Binak Gashi, jo për të çliruar Kosovën, por për të çlirur Shqipërinë e Veriut, truallin etnik të Shqipërisë reale e historike, të ndarë në 6 shtete nga Evropa rospi të cilësuar si e tillë nga shtetëformuesi Shqiptar Ismail Qemali dhe i famëshmi i të gjitha kohrave at Gjergj Fishta. Prandaj jo pa qëllim të thamë Binak Gashi, se ti nuk je i barabartë me Spiro Butkën dhe nuk mund ta kuptosh atë asnjëherë, se ai është diametralisht i kundërt me ty në ide, mendim e veprim ideologjik, politik, moral e njerzor.

Edhe pse pak më sipër, duke ju përgjigjur pyetjes tënde “Çfarë ka bërë Spiro Butka” të ballafaquam me vlerësimin e ish Zv/MM të QPK Fatmir Lima gjatë intervistës në RTK me moderatorin Adi Krasta, debatin mediativ me ty Binak Gashi po e mbyllim me një deklarim të Gjeneralit Amerikan me katër yje Uesli Klark, që komandoi e drejtoi Flotën Ajrore të NATO plot 78 ditë, gjatë sulmeve ajrore kundër rregjimit Serb Millosheviçian, ku ai gjeneral i përkushtuar për çlirimin përfundimtar të Shqiptarve të Kosovës, në kujtimet e tij fill pas lufte shkruan se “Ndonëse zyrtaeisht asnjëherë nuk është pranuar, por të gjitha indikacionet flasin se plani i operacionit “Shigjeta”, për të marrë e zotëruar Malin Pashtrikut nga ana e UÇK-ës edhe pse u miratua nga SHP i UÇK-ës, ai u hartua nga ekspertët ushtarak Shqiptar, të cilët kishin stërvitur ushtarët për t’ju përgjigjur rreptësisht qëllimit të veprimeve të planit ushtarak Serb.” Gjenerali Uesli Klark, nuk e përmënd emrin e Spiro Butkës për indikacione politike në mbrojtje të shtetit Shqiptar, por ai plan është pjellë e mëndjes dhe dorës tij. Ai plan i vajti Gjeneralit Klark në tavolinë tërthorazi, për ta parë vetëm ai e asnjeri tjetër. Ai plan ruhet në arshivat e shtetit Shqiptar dhe për tu njohur luftëtarët e UÇK-ës dhe Shqiptarët e kudo ndodhur Spiro Butka botoi librin me titull “Operacioni Shigjeta përballë realitetit historik”, libër i cili u shkrua në përputhje të plotë me dokumentet përkatëse të dosjes të arshivuar në Tiranë, ku përfhsihet dhe ditari i tij si ushtarak me arsin të lartë profesional. Më parë ai botoi librin “Lufta e përbashkët”, ku analizoi dhe vërtetoi para botës politike e ushtarake mbështetjen e UÇK-ës nga NATO, gjatë 78 ditëve të sulmeve e bombardimeve ajrore. Të dy këta libra u kërkuan dhe u morën nga juristët mbrojtës të drejtuesve e luftëtarve të UÇK-ës dhe hetues të gjykatës në Hagë. Në intervistën e fundit që zhvilloi me ata, i dhanë refernca e vlerësime të vlefëshme për qartësimin e luftës të zhvilluar nga UÇK-ës në përputhje të plotë me Kartën e Sanfranciskos, Aktit Final të Helsinkit dhe konventave të Gjenevës. Deri sot Spiro Butka nuk ka folur kaq prerë, por shkelja me këmbë e historisë të atij operacioni dhe transformimi i asaj historie nga i pa arsimuari klasik në fushën ushtarak Mus Jashari e për më tepër nga ti ish rreshterat e Ushtrisë vrastare Serbe, ku shërbëtor për shumë vite të zgjodhën ty besniku i pasaçëm sipas porosive të veçanta të Beogradit Serb. Cili je ti Binak Dashi të sqaruan më sipër, por po shtojmë dhe një fakt tjetër, që ti dhe Musë Jashaei në përvjetorin 23 të operacinit Shigjeta në emër të bordit farkist, u dhatë mirënjohj dy agjentëve të Beogradit, ish oficera të shtetit Shqiptar, të cilët vetë ai shtet i shkarkoi dhe pëjashtoi zyrtarisht nga detyeat përkatëse ku shërbenin.

SHVL e UÇK-ës Tiranë i ka ndjekur veprimet e kundërligjëshme me durimin e maturinë e duhur, me të vetmin qëllim që të njohë në vazhdimësi, se kush qëndron prapa këtyre veprimeve të kundërligjëshme, që organizohen e kryhen në rrugë misterioze. Në analizë të ecurisë të punës të sajë në muaj e vite të SHVL e UÇK-ës Tiranë, ka vërejtur se në veprimet e njëpasnjëshme ka dalë në skenë vetëm një emër, Sokol Poga ish oficer i SHISH i liruar nga Shteti Shqiptar, sepse babai i tij Ismail Poga u deklarua në shtypin e Beogradit, Prishtinës e Tiranës agjent i afirmuar i UDB, duke i shërbyer Serbisë me devotëshmëri në fshehtësi të plotë, deri në ditën që vdiqë. Shteti Shqiptar e liroi nga detyra që kryente Sokol Pogën. SHVL e UÇK-ës nisur nga vendimi që mori Shteti Shqiptar, u ndalë e analizoi gjërë e gjatë dhe përjashtoi Sokol Pogës nga rradhët e SHVL e UÇK-ës Tiranë me arsyetimin, se Sokol Poga duke qënë i biri i agjentit të UDB e tradhëtar i popullit Shqipëtar Ismail Poga fshehu të vërtetën, jo vetëm të babait të vet si agjent i UDB, por dhe veten e tijë si trashëgimtar i babait të vetë në ecurinë e mëtejëshme. E theksojmë këtë, se ai vazhdoi rrugën e babait të vetë, veprim ky i vërtetuar në Muajin Maj 2009 në kafenenë pranë TOB Tiranë, gjatë takimit të tijë me gazetarin Altin Raxhini, bashkëpuntor i Dik Marty i lidhur nëpërmjet gazetarit anglez Michael Montgomery. Janë dy këta gazetar që e shpërblyen Sokol Pogën për bashkëpunim, me një artikull alibi për mbrojtjen e të jatit Ismal Poga, se gjoja CIA kish bërë plane për ta vrarë. Koha me ecurinë e vetë, po tundonë historinë, për një vrasje misterioze në kohën e luftës në thellësinë e shtetit Shqiptar, ku SHVL e UÇK-ës Tiranë në hulumtim të vrasjes të dy dëshmorve të Kombit Shqiptar Ilir Kunishevci e Hazir Malaj, po lufton për hapjen e rishqyrtimin e asaj dosje. Pse shqetësohet Sokol Poga nga kjo kërkesë e drejtë e SHVL të UÇK-ës Tiranë?

i tijë në internet si “vrasje të shekullit”, tregon se e ka mizën mbi kësulë, prandaj e kërcënon kohë pasë kohe Spiro Butkën. I ka flluar kërcënimet me “kalecët e vetë” Flori Bruqi në 09.08.20212, Raimonda Maleçka e jaranët e sajë në.09.08.2012; 26-29.09.2012; 22-27.11.2012 dhe vetë Sokol Poga në 17.09 2009 e në Prill 2012. Është për të ardhur keq, por duhet thënë se pas denoncimit që i bëri Spiro Butka në Prokurorinë e Tiranës, Sokol Poga arrin deri atje, sa aktivizoi për kërcënime dhe individë depresivë nga Kosova si Asllan Mazreki e të tjerë. Një veprim tepër i poshtër se sa i turpshëm. Kështu veproi dhe i jati tij Ismail Poga, duke kalbur burgjeve të Serbisë IH në Pejë, AS në Prizren, SB në Prishtinë e të tjerë. Hakmarrja e Sokol Pogës kundër Spiro Butkës nuk ka të sosur. Duke rendur rrethë e qarkë Kosovës, përhapë thashë e theme të paskrupullta kundër Spiro Butkës. Ushtron presione kundër luftëtarve e drejtuesve të UÇK-ës, për ti hequr titullin e veteranit. SHVL e UÇK-ës ka plotë fakte e argumente për intrigat e mashtrimet e tij të ndyra, që i ka bërë e vazhdon ti bëjë në të gjitha trojet Shqipëtare, veprime këto të njohura prej tij gjatë kohës së diktaturës e më pas ndaj njerzëve të ndershëm. Sokol Poga dhe pse u hodhë në plehra nga shteti Shqiptar, ai ushtron presione ndaj luftëtarve të UÇK-ës, për të dalë kundër SHVL të UÇK-ës Tiranë, Kryesisë e Kryetarit të sajë.

Ka kohë që ky intrigant e mashtrues i një kategorie të veçantë, hedh baltë mbi ish luftëtarin e UÇK-ës Spiro Butka dhe ata që e mbështesin këtë luftëtar. Nuk ka lënë gjë pa shpifur ky mashtrues ordiner i kamufluar, si në TV Dukagjin ashtu dhe në portalin Pashtriku. SHVL e UÇK-ës i ka dhënë përgjigjen e duhur, duke i treguar vendin këtij itrigani të rafinuar, i cili duke u shitur si atdhetar i flaktë, rendë nëpër trojet etnike për qëllime ogurzeza. Për të qartësuar luftëtarët e Ushtrive Çlirimtare dhe Shqptarët e kudo ndodhur, po e ballafaqojmë Sokol Pogën me Spiro Butkën. Babai yt Ismal Poga u shpall UDB-ash e tradhëtar i kombit Shqiptar, ndërsa babai i Spiro Butkës si një njeri i thjeshtë sa ishte gjallë, vazhdonë jetën e përtejëshme si njëri i ndershëm. Ti Sokol Poga mburresh, se jeni pesë vëllezër, por asnjeri nga ju 5 vëllezërit nuk u rreshtua në UÇK-ës, por në të kundërtë në vitet 1998-99, kur Kosova nisi të digjej deri në kufirin imaginar, ti dhe vëllezërit e tu braktisët dyfishë, Hasin vendlindjen tuaj dhe luftën e UÇK-ës, ndërsa Spiro Butka dhe pse i vetëm si djal hazreti, u rreshtua brënda formacioneve të UÇK-ës, atje ku e urdhëroi Komandanti i UÇK-ës. Gjatë asaj periudhe lufte ti Sokol Poga vazhdove punën si oficer i SHISH në Portin e Durrsit deri në çlirimin e Kosovës dhe ndërtove te Ura e Dajlanit pallatin disa katësh me gjakun e luftëtarëve të UÇK-ës të vrarë në prita, ndërsa Spiro Butka realizoi detyrën e ngarkuar nga UÇK-ës në operacionin “Shigjeta”, e tani jeton atje ku kish jetuar më parë, në apartamentin 62 m katror, të dhënë nga shteti Shqiptar pas viteve 1990. Dy qëndrime me interesa të kundërta, Spiro Butka vuri dijenitë dhe jetën e tij në funksion të UÇK-ës për çlirimin e Kosovës, ndërsa ti Sokol Poga i ktheve shpinën totalisht UÇK-ës e luftës së sajë dhe rende pas karrikes së ngrohtë shtetërore për përfitime financiare e karrjeriste, se të tillë edukatë more nga yt atë UDB-shi Ismail Poga. Dhe pse lufta mbaroi dhe Kosova u bë shtet sovran, ti jo vetëm që nuk hoqe dorë nga veprimtaria jote subversive, por po e thellon atë për ditë e më shumë, gjë kjo që u vërtetohet me thashë e themet e tua që përhap nëpër trojet etnike Shqipëtare për Spiro Butkën.

Lidhur me këto veprime të pamoralëshme e antiligjore, SHVL e UÇK-ës Tiranë gjithmonë ka shprehur mendimin, duke dhënë ndihmesën e vetë për zgjidhjen problemeve akute. Nuk janë vetëm këto që theksuam më sipër. Na shqetëson më tepër shkelja e ligjit dhe dalja mbi shtetin e Kosovës. Po i referohemi sërish personave të sipër përmëndur. Dokumentet që u dorëzuan nga ish luftëtarët e UÇK-ës të trungut amë, sipas këkesave të Qeverisë së Kosovës, ishin kërkesa zyrtare dhe ashtu duheshin ruajtur e trajtuar si të tilla. Por me keqardhje shprehemi se Musë Jashari, duke bashkëpunuar me Sokol Pogën dhe veteranin e rremë mashtrues Gjon Leshi, shitën dokumentet personale të Spiro Butkës te agjenti i Beogradit pronari i portalit të Pashtriku.org Sheradin Berisha. Pse kështu ruhet e mbrohet privatësia e dinjiteti i luftëtarve të UÇK-ës nga shteti Kosovës? Pse nuk vihen para përgjegjësisë ligjore këta individë problematikë? Kush i mbron këta njerës të pamoralshëm që shkelin, etikën, moralin e për më tepër ligjin që mbron luftëtarin e UÇK-ës? Këto e të tjera pyetje, janë për qeveritarët e të shkuarës e të tashmes në Kosovë, që mbështetur në ligjet e atij shteti, të marrin masa konkrete e ti tregojnë vendin kujdo që i shkel ato. I shprehim këto mendime hapur, se e konsiderojmë veten si pjesë të një trupi e të një gjaku, ashtu si dje në luftë e sot në paqe. Kosova sa është e juaja është dhe e jona. Ashtu dhe trungu amë Shqipëria. Dhe pse na kanë ndarë me dhunë në 6 shtete, ne jemi të bashkuar shpirtërisht si popull e kombi i vetëm Shqiptar në Europë. Disa politikanë naivë mendojnë të kundërtën, por ne gjithmonë kemi qënë bashkë në luftrat që kemi zhvilluar për bashkimin tonë kombëtar. Kjo u vërtetua në tri luftra e fundit, që u zhvilluan në trojet etnike Shqiptare..Këtë duhet ta ngulin thellë në mëndja, ata që nuk na duan, qoftë shqipëfolsit që i shërbejnë Beogradit, ashtu dhe Serbofilët vrastarë Evropianë, të cilët i kanë lyer duart me gjak aqë sa Serbët, në luftë të hapur e të fshehtë kundër Shqiptarve, që jetojnë në trojet e veta etnike. Por ne Shqiptarët jemi e do të mbetemi gjallë, atje ku kanë jetuar stërgjyshërit tanë Pellazgo-Ilir, sepse këtu kemi lindur e këtu do jetojmë përjetësisht, deri sa të ekzistojë planeti ynë.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-ës Tiranë

E miratuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr.1713 Dt.09.06 2009

PËR KRYESINË E SHVL TË UUÇK-ës TIRANË

K R Y T A R I

Spiro Butka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat