Kërcënimet e pa matura të Vuçiqit

Opinione

Kërcënimet e pa matura të Vuçiqit

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 13 qershor 2024 Në ora: 12:22
Aleksandar Vuçiq

Në një intervistë të gazetës « Dnevni Avaz » të Sarajevës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këto ditë jep një lloj qëndrimi dhe permbajtje me tipare mesjetare, sikur Ballkani do të qetësohej dhe do të rehabilitohej, nëse gjërat do të kalojnë në duart e Serbisë, por nuk na lënë të « huajt » që ti zgjidhim këto çështje dhe gjitha problemet në këtë rajon.

Çfarë do të thotë kjo ? A nuk i mjaftuan Serbisë, gjitha ato bombardime të NATO-s, që ia shkrepi 78 ditë mbi kokë para 25 viteve, pershkak të krimeve dhe gjenocidit që shkakëtoi ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, dhe sot as që kërkon falje për një akt të tillë kriminal e gjenocidial dhe përsëri mbas sa vitëve të pasluftës në paqë, kërcënon sot me ushtrinë e saj rreth kufirit me Kosovën.

Çka i konvenon Serbisë dhe Vuçiqit, që të hap edhe një front me Kosovën, apo edhe rajonin, apo çfarë i konvenon popullit të këtij vendi, që bijtë e vet ti angazhoj në luftra dhe konflikte të tilla, përshkak të një presidenti të krisur, që dëshiron të krijojë një « Serbi të madhe », e cila ide mitike serbe, i ka dhënë mjaftë nga praktikat e kaluara për të mësuar dhe për t’u disiplinuar njëherë e përgjithmonë, duke ditur se asnjë betejë nuk e ka fituar në historisë së vet, por duke i shënuar humbjet e saj në fitore.

Shpeshherë i thëmi vetës që të mos merrëmi me llojin e atyre, që lozin rrolin dhe bëjnë punën e djallit, as edhe emrin të mos ia zëshë në gojë, por nuk mundesh të rrish indiferent ndaj djallëzisë së tij, një imazh i tillë që nuk përkon me qenjën normale(njerëzore), por me një paraqitje mitike, në të cilën ekzistenca njerëzore ka të bëjë me reagime të ndërsjella dhe ndërvepruese.

Termi « djall » nuk duhet të merr një kuptim të ngjajshëm me termin «njeri », dhe më pak e qartë apo më pak e vetëdijshme, kur bëhët fjalë për njeriun që ia kalon djallit me vepra dhe me metoda përfide, të cilat i prodhon mendja e njeriut për të vepruar kundër njeriut, dhe i duket se është bërë pak me atë që dëshiron ta bëjë prej vullnetit të tij.

Është intresant se në gjitha regjimet serbe të mëhershme, por dhe të sotme, Kisha Ortodokse serbe, në sëcilën qeveri e ka lozur rrolin e vet të veçantë, në njërën anë, duke bërë lutje për unitet të popullit serb dhe i urojnë paqë me gjithë popujt tjerë që jetojnë për rreth, ndërsa në anën tjetër, ua japin bekimin gjithë atyre që hyjnë luftë, që ti luftojnë popujt jo serb, pa marrë parasysh se janë edhe të pafajshëm, apo edhe fëmijë.

Serbisë dhe regjimit të fundit nga Millosheviqi, i duket pak se çfarë gjenocidi njerëzor dhe shkatërrime materiale i shkakëtoi popullit shqiptarë dhe Kosovës, dhe as që e hapi gojën njëherë apo i shkoi në mendje të kërkoj falje, së paku të kishte dhembje dhe ndjenja të qenjës njerëzore për vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve kishte edhe në djep dhe në gjirin e nënave të veta.

Jo më largë se këto ditë, në Beograd, mbahet « Kuvendi gjithëserb » në Beograd, së bashku me qeverinë e Serbisë, marrin pjesë edhe përfaqësuesit serb të Republika serbska të Bosnjes dhe Hercegovinës, së cilës i prinë Dodik, duke iu bashkangjitur edhe krerët e kishës Ortodokse serbe në krye me Porferije, poashtu edhe Lista serbe, që vepron në Kosovë, në shërbim dhe vegël e Vuçiqit.

Ky Kuvend, do shpallej si një ngjarje e madhe historike për serbët dhe Serbinë, dhe si një festë madhështore për këtë popull, ku presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe presidenti i Republikës serbska në Bosnje, Dodik, e kishin fjalën kryesore, të cilët i dhanë zë retorikave të tyre, se nuk do e lënë njëra-tjetren në rrugë, por të bashkuar do luftojnë për « një komb, një Kuvend » të përbashkët serb, që e kishte domethënjën e një « Serbie të madhe ».

Në deklaratat e këtij tubimi nuk kalon pa u përmendur edhe Kosova, dhe përdorimi i emrit të saj si Kosova e Metohija, si provincë jugore dhe e patjetërsueshme të Serbisë. Poashtu përmenden edhe serbët e Kosovës, të cilët do shquhen si qytetarë besnik të Serbisë, të cilët i ruajnë dhe mbrojnë me fenatizëm pronat e tyre, kishat dhe manastiret në këtë vend, njëherazi këtyre qytetarëve serb, u takon edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë « Kuvend gjithëpërfshirës serb » kundërshtohet edhe Rezuluta e miratuar nga OKB, për gjenocidin në Srebrenicë, e cila do ti hapte rrugë edhe rezulutave tjera në rajon, duke e quajtur si një veprim i pa drejtë ndaj serbëve, edhe pse dihet fare mirë se vetëm brenda një intervali të shkurtër në këtë vend janë ekzekutuar nga kriminelët serb më shumë se 8 mijë burra të komunitetit boshnjak në vitin 1995, në Srebrenicë.

Dhe organizimet e Serbisë, në krye me A.Vuçiq, për të mos pranuar Kosovën, në Organizatat Ndërkombëtare, dhe Evropiane, janë fushata të egra njerëzore, që bota normale e dallon këtë lloj politike, e cila e përpinë në vete realitetin e një populli dhe shteti demokratik, dhe kudo në imazhin e botës njerëzore kjo rrezulton e gabuar dhe jo normale.

Pëpjekjet Kosovës, janë të vazhdueshme që të anëtarësohet në organizma ndërkombëtar, e cila që nga viti 2010 e deri më sot, duke i plotësuar të gjitha kriteret që janë kërkuar, megjithatë kuptohet se është një proces i ndërlikuar, përshkak se ky anëtarësim kërkon një mobilizim gjithëpërfshirës politk dhe institucional, kërkon edhe përkrahje të vendeve anëtare të këtyre organizatave, duke dhënë sinjalin e tyre pro-Kosovës.

Një takim special, ndoshta edhe spontan, me 4 shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë, në Washington, ku u nënshkrua zotimi në mes ishkryeministrit të Kosovës, z.Hoti dhe atij Vuçiq, në prani të kryetarit të SHBA-ve, z. Donald Trump, me çrast iu kërkua Kosovës, që të nënshkruaj një marrëveshje, që mos të aplikojë në asnjë Organizatë Ndërkombëtare, për një kohë të caktuar, poashtu Serbia, të pushojë tërheqjen e njohjeve të Kosovës, që kjo e fundit e ngjalli edhe më shumë reflektimin e saj kundër njohjeve të shtetit tonë.

Shteti i Kosovës, proceset e objektivave të veta nuk ka nevojë t’ia bëjë reklama Serbisë, apo të pres miratimin e saj, cila do qoftë mënyra e aplikimit dhe anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtar, duke mos përseritur gabimet e mëhershme me tërheqje të Kosovës, në këto organizata, duke ditur se Serbia, po bënë ç’mos përmes propagandave e fjalimeve agresive, për t’a nënshtruar çdo përpjekje dhe angazhim të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat