LDK Rugovën e PDK UÇK-në, ende i keqpërdorin për vota

Opinione

LDK Rugovën e PDK UÇK-në, ende i keqpërdorin për vota

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 qershor 2024 Në ora: 12:39
Autori Faton Mehmeti

Mungesa e ideve, vizionit në krye me mungesën e lidershipit të kryetarit të forcës politike që udhëheq, prodhon përsiatje të përdorimit të simboleve kombëtare. Kur një parti politike e ndërton narracionin e vet mbi vizionit e liderit të saj historik, ose një formacioni çlirimtar, gjëja e parë që duhet të ketë parasysh është mos të keqpërdor figurën e tij për interesa meskine.

Përdorimi i tyre si valutë për të "ble" votues është keqpërdorimi i parë, pastaj tentativa për ta vu brenda kornizave të një force politike është po ashtu gabim. Dy forcat kryesore të opozitës në vendin tonë, LDK dhe PDK kanë vepruar kështu në vazhdimësi. LDK ende vazhdon të konsiderojë si pronë private Rugovën, me tentativat qesharake të veprimit të tyre të vazhdueshëm për të vu në korniza partiake madhështinë e tij prej "Gandi të Ballkanit".

Mundohen të mbulojnë dështimet e tyre duke u thirrur në emrin e presidentit historik, me një pjesë të madhe të tyre që nuk e kuptojnë as vet filozofinë e tij të veprimit. U pa edhe në konferencën për Rugovën, ishin ftuar kundërshtarët e tij e jo themeluesit e LDK, bashkëpunëtorët e tij.

Praktikisht, këta nuk e çmojnë as nuk e duan veprën e Rugovës, duan emrin e tij për vota njësoj siç ka vepruar e vepron PDK me UÇK-në. Në emër të UÇK erdhën në pushtet, më emër të saj u munduan të mbulonin pisllëqet e tyre, ende vazhdojnë të thirrën si trashëgimtar të saj ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me emrin, misionin dhe vizionin e UÇK-së, rrjedhimisht LDK me Rugovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat