Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, së bashku me akademitë e tyre, duhet të botojnë librin “Gjenocidet Shekullore Serbe ndaj Shqiptarëve”

Opinione

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, së bashku me akademitë e tyre, duhet të botojnë librin “Gjenocidet Shekullore Serbe ndaj Shqiptarëve”

Nga: Rexhep Torte Më: 12 qershor 2024 Në ora: 12:13
Autori Rexhep Torte

Është e pafalshme dhe antikombëtare, kjo veprimtari është mëkat dhe tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve. Kjo veprimtari paraqet mëkat dhe tradhti ndaj heroizmit të trimave shqiptarë që sakrifikuan jetën për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare. Është gjithashtu mëkat dhe tradhti kombëtare ndaj të gjitha viktimave shqiptare, gra, pleq e fëmijë, që u masakruan masovikisht gjatë gjenocideve shekullore serbe. Edhe pse ekzistojnë mijëra fakte, dëshmi dhe fotografi, libri me titullin "Gjenocidet Shekullore Serbe ndaj Shqiptarëve" ende nuk është botuar.

Kjo është një përgjigje ndaj propagandës së Serbisë, e cila në vitin 2020 botoi dhe shpërndau nëpër botë një libër plot me rrena dhe falsifikime historike me titullin "Gjenocidi Shqiptar ndaj Serbëve në Shekullin e 20-të".

Apeloj që Qeveria e Shqipërisë, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve në Tiranë, dhe Qeveria e Kosovës, së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve në Prishtinë, të hartojnë, përgatisin dhe botojnë urgjentisht librin me titullin "Gjenocidet Shekullore Serbe ndaj Shqiptarëve". Botime të këtij libri do të ishin përgjigja më e mirë dhe më efektive ndaj propagandës së librit serb "Gjenocidi Shqiptar ndaj Serbëve në Shekullin e 20-të", i cili është një propagandë mashtruese e Serbisë kundër shqiptarëve.

Botimi i librit në gjuhën angleze "Gjenocidet Shekullore Serbe ndaj Shqiptarëve" dhe shpërndarja e tij te ambasadorët e OKB-së, te ambasadat në KE dhe PE, si dhe në shtetet e tjera të botës, do të ishte mënyra më e mirë dhe më e suksesshme për të demaskuar propagandën mashtruese të Serbisë ndaj shqiptarëve, e cila vazhdon edhe sot me arrogancën më të madhe.

Fakti që Serbia nuk e pranon se në vitet 1998/99 kreu gjenocid në Kosovë, duke vrarë dhe masakruar mizorisht më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë dhe të pafajshëm, përfshirë edhe 1500 fëmijë, duhet të jetë një motivim shtesë për qeveritë dhe akademitë tona që të bëjnë librin "Gjenocidet Shekullore Serbe ndaj Shqiptarëve" prioritet.

Botimi i këtij libri do të jetë një goditje e fuqishme ndaj propagandës mashtruese të Serbisë dhe do të ndihmojë në informimin dhe ndërgjegjësimin e shumë shteteve të botës në lidhje me gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve.

Për të kuptuar më mirë efektin e madh të botimit dhe shpërndarjes së këtij libri në OKB, KE dhe PE, mund të referohemi te libri "Golgota Shqiptare" i shkrimtarit Leo Freudlich. Një kopje e këtij libri u gjet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studiuesja shqiptare Safete Juka në vitin 1982.

Top of Form

Bottom of Form

Serbët shkonin deri atje duke iu prerë shqiptarëve kokat dhe gjymtyrët. Femrat shqiptare përdhunoheshin, lidheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla gjatë gjenocideve serbe. Këtë dëshmon më së miri Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak, në librin e tij "Golgota Shqiptare", e viteve 1912/13.

Freudlich, hebreu austriak, botuan librin "Golgota Shqiptare", një libër që protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, ku ushtria serbe vrau mbi gjysem milion shqiptarë. Ky libër është dëshmia e parë për shfarrosjen kolektive të një populli evropian para asaj hebreje. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Freudlich, që jetonte në Vjenë, ishte një ndër intelektualët e rrallë që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin për shfarrosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912/1913.

Freudlich përshkruan masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve në librin e tij, duke treguar për qindra e mijëra kufoma që notonin në rrjedhat e lumenjve dhe për torturat e tmerrshme që pësonin shqiptarët. Gratë shqiptare përdhunoheshin, lidheshin dhe digjeshin gjallë. Edhe fëmijët nuk shpëtonin nga mizoria; ata u vrarën në mënyra të tmerrshme.

Freudlich ndan rrëfimet e tij për masakrat e bëra nga serbët në disa zona të Shqipërisë, duke përfshirë Shkupin, ku 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë u masakruan. Shumë fshatra u shkatërruan dhe banorët e tyre u masakruan, edhe pse nuk gjetën asnjë armë në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se duan të shfarosin shqiptarët myslimanë.

Freudlich gjithashtu përmend raportet zyrtare që tregojnë për grabitjet, shkatërrimet dhe masakrat serbe në Shqipëri, duke përfshirë masakrimin e banorëve të fshatrave dhe shkatërrimin e lokaleve të tyre. Ka raporte për masakra në qytete si Kumanova, Prizreni, dhe Gjilani.

Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është dëshmuar edhe në librin "Rrëfimet e Femrave të Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë" të Luljeta Selimit, ku rrëfimi i dhunës së tmerrshme dhe krimet serbe janë përshkruar në mënyrë të detajuar dhe të tronditshme.

Krimet e pandëshkuara

"Bota Sot", mediumi më prestigjioz në të gjithë Shqipërinë, me seli në Prishtinë dhe në Zvicër, më datë 26 prill 2021, në rubrikën e Opinioneve, botoi shkrimin e tmerrshëm të Sheradin Berishës "Gjenocidi i pandëshkuar". Në këtë shkrim të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: "Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur, kur u kthyen në shtëpitë e tyre, gjetën qindra dokumente dhe fotografi ku shihen kriminelët serbë, duke buzëqeshur me armë në dorë para shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar dhe vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë, të zbuluar nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objekteve publike e private, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura dhe pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metalike, shufra e boksa metalike, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhe gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në kampet e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit të kësaj qendre të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë?! As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008). As ato të EULEX-it 2008, të gjitha këto dëshmi u humbën," shkruan mes tjerash Sheradin Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat