DASH-it, në dialogun Kosovë – Serbi historia nuk shikohet, ndërsa drejtësia nuk respektohet dhe nuk aplikohet

Opinione

DASH-it, në dialogun Kosovë – Serbi historia nuk shikohet, ndërsa drejtësia nuk respektohet dhe nuk aplikohet

Nga: Luz Tomaj Më: 12 qershor 2024 Në ora: 09:58
Autori Luz Tomaj

Të nderuar,

Më lejoni të përshëndes. Jam i moshuar, 82 vjeç, i lindur dhe i arsimuar në Kosovë. Përveç tjerash, kam ushtruar detyrën e Gjyqtarit të qarkut në Prishtinë. Për disa arsye, në vitin 1989, unë dhe familja ime u shpërngulëm në SHBA në mënyrë legale. Që nga viti 2002, jam shtetas i SHBA. Vazhdimisht kam qenë në kontakt me përfaqësuesit e CT në Kongresin dhe Senatin - Chris Shais, Joe Liberman, etj.

Në kujtesë mbaj kryetarët e SHBA-së që nga tani i ndjeri John F. Kennedy dhe më tej. Nuk harroj thënien e Kennedy: "Mos pyet vetëm se çka shteti bën për ty, por se çka ti bën për shtetin." Nuk e harroj momentin kur Rusia pretendoi të sjellë forca ushtarake në Kubë, por i famshmi Kennedy iu drejtua rusit Hrushqov, duke thënë: "Nëse brenda kaq orëve nuk tërhiqesh, do të shkatërrojmë forcat tuaja." Prandaj, Rusia u tërhoq aty për aty.

I nderuar Departament, ju keni qenë dhe jeni kreatorë të politikës së jashtme të SHBA-ve. Gjithmonë kam qenë krenar. Tani, kur bëhet fjalë për Dialogun Kosovë-Serbi, po befasohem, ndaj do përpiqem t'ju prezantoj disa të dhëna.

Në çdo dialog ndërshtetëror duhet të hulumtohet historia e të kaluarës dhe të aplikohet drejtësia. Një gjë e tillë nuk ndodh në dialog!

Që në fillim, po ua paraqes pyetjen se, a ka ndodhur në histori që shteti agresor, ekzekutor i krimeve gjenocidiale, të iniciojë dialogun me shtetin viktimë?! Ndërmjetësues në dialog është BE. Iu lutem, BE-në t'ua përfaqësojnë J. Borrell nga Spanja dhe M. Lajçak nga Sllovakia. Përndryshe, sllovakët dhe serbët kanë të njëjtën prejardhje - slavë të jugut. Nga shtetet anëtare të BE-së, vetëm 4 shtete nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe, në mes tyre, gjenden edhe Spanja dhe Sllovakia. A është e logjikshme që ndërmjetësuesit të vijnë nga shtetet që nuk e pranojnë Kosovën?!

Më duhet, sa më shkurt, të ju prezantoj një pjesë të historisë së Serbisë-Kosovës, për të cilën disponoj argumente. Serbia është shtet ekzekutor recidivist i krimeve gjenocidiale ndaj popullit të Kosovës. Do të prezantoj vetëm periudhën nga viti 1912 dhe në vazhdim. Pas largimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1912, Serbia e riu okupoi Kosovën. Pas riokupimit, u përpoq vazhdimisht për zhdukjen e shqiptarëve. Do të prezantoj disa ngjarje, për të cilat disponoj argumente.

Më 12 nëntor 1912, Serbia bëri masakra. Për këtë, mjetet e informimit e informonin pothuajse botën. Sipas Daily Cronicle, Pariss Humanite, Riget I Danimarkes dhe Daily Telegraph, në Kosovë dhe në Maqedoninë e sotme, u vra mbi 15,000 shqiptarë, u masakrua, u dogjën më se 31 fshatra, etj. Këto ngjarje paraqesin një gjenocid tipik, për të cilin Kosova duhet ta aktualizojë.

Pas Luftës së Parë Botërore, gjatë viteve 1924/25, vetëm nga rrethi i Zveçanit, Serbia, me dhunë, shpërnguli rreth 32,000 shqiptarë. Kushtetuta e Serbisë, e quajtur progressive, nuk vlente për popullin shqiptar. Ndaj, për popullin shqiptar, ligj ishin veprimet e policisë dhe të gjykatave.

Në vitin 1937 u zgjua Vasa Çubriloviqi. Vasa ishte anëtar i Akademisë Serbe, por edhe asaj Ruse. Në një tubim, në mars të vitit 1937, Çubrilloviqi e çortoi qeverinë serbe dhe propozoi që të gjithë shqiptarët të largoheshin nga Kosova. Nëse Gjermania i largon jevrejtë, nëse Rusia largon miliona njerëz nga një pjesë në pjesë tjetër të kontinentit, nuk do të ndodhë luftë botërore nëse Serbia largon disa qindra mijëra shqiptarë.

Po ky njeri, në Qeverinë e parë të ish-Jugosllavisë, pas Luftës së Dytë Botërore, u emërua Ministër i Agrokulturës dhe, gjoja, me reforma agrare, bënte çdo gjë në dëm të shqiptarëve dhe sillte serb dhe malazez në pronat e shqiptarëve.

Pas Çubrilloviçit, në sipërfaqe del A. Rankoviçi, i cili, përveç pozicioneve tjera partiake dhe shtetërore, udhëheqte edhe shërbimin e UDB-s. Në vitet 1953/54, përmes shërbimeve policore, nën ndikimin e UDB-s, maltretoi fizikisht të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe burgosi gjoja me qëllim të mbledhjes së armëve, duke shkaktuar shpërnguljen e shumë shqiptarëve nga Kosova në Turqi. Në vitin 1966, Rankoviçi u shkarkua nga të gjitha funksionet dhe, shqiptarët u liruan paksa.

Mirëpo, më vonë, erdhi i quajturi Kasapi i Ballkanit – Miloševiçi. Që në fillim të viteve 1980-ta, filloi aksionin kundër shqiptarëve. Më vonë, filloi luftën në Kroaci, Bosnjë dhe më tej, por pas luftrave dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ai u përqendrua në zhdukjen e shqiptarëve. Së pari, i mbylli të gjitha shkollat dhe të gjitha mjetet e informimit në gjuhën shqipe etj., dhe në vazhdim, filloi edhe maltretimin fizik të shqiptarëve.

Gjatë vitit 1999, Serbia e Miloševiçit, me veprimet ushtarake dhe policore, ndërmori masa edhe për spastrimin etnik të Kosovës. Në Kosovë ndodhën rreth 13,000 vrasje, mbi 20,000 dhunime ndaj grave, dhe gjysma e kosovarëve u shpërngulën në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetiu, nën presion.

E mbaj në memorie ditën kur CNN ishte përqendruar në Shtëpinë e Bardhë, në tubimin e Aleancës NATO në Washington, ku shënohej 50-vjetori i themelimit të Aleancës, dhe në Beograd, ku qëndronte dhe vepronte tani i ndjeri R. Holbrooke.

Presidenti Clinton, i cili ishte në kontakt edhe me të tjerët dhe në veçanti Tony Blairin e Anglisë, vendosi të kërkonte intervenimin e NATO-s kundër Serbisë në Kosovë. Në përbërjen e NATO-s, në atë kohë, SHBA-të përfshiheshin, në aspektin tekniko-ushtarak dhe financiar, me mbi 73%.

Ia vlen të përmendet se si Serbia, përveç krimeve të numëruara, kishte rrembyer shumë shqiptarë, të cilët i kishte likuiduar në Serbi. Edhe sot e kësaj dite, Serbia nuk tregon asgjë për kufomat e mbi 1600 shqiptarëve të vrarë në Serbi.

Pata nderin të takoj Zonjën Madeleine Albright. Mendova se ishte viti 2019, dhe pata rastin dhe nderin të takoj Zonjën Albright në Universitetin Yale. Diskutuam gjatë për çështjen e Kosovës. Ajo foli për ditën kur Clinton vendosi të kërkonte intervenimin e NATO-s, për zhvillimin e takimit në Rambuje, më foli për figurën e Ibrahim Rugovës. Kur i tregova se ibrahimin e kam patur shok, u shpreh krejt mirë dhe ngriti edhe më shumë respektin ndaj meje. Mbaj bindjen se askush nuk e kupton krimin gjenocidal të Serbisë më mirë se Albright. Pushoftë në paqë.

I nderuar DASH dhe BE, a keni ndonjë informacion për personalitetin e kryetarit të Serbisë?

Ja një detaj nga agresioni i Serbisë në Bosnjë. A. Vuçiqi ishte aktiv dhe përkrahës i Miloševiçit. Mbaj në kujtesë kur ai kishte deklaruar se – nëse një serb vritet, do të vrasim 100 boshnjakë. Prandaj, përveç tjerash, ndodhi gjithashtu Gjenocidi i Srebrenicës.

Gjatë krimeve serbe në Kosovë, deri sa Milosheviçi ishte kryeministër, A. Vuçiqi ishte ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Miloševiçit.

Përveç Vuçiqit, figura e dytë, Daçiqi, është ai që vazhdimisht ka qenë zëdhënës i Miloševiçit. Po ky njeri, vazhdimisht, është në pozita kyçe në Serbi. Edhe DASH-i edhe BE-ja duhet ta kuptojnë se liderët e Serbisë maksimalisht përpiqen të ndjekin gjurmët e Milosheviçit.

Kosova është shtet.

Departament i nderuar, falë edhe SHBA-ve dhe intervenimit të Aleancës së atëhershme NATO, Kosova u çlirua nga barbarizmi gjenocidal i Serbisë.

Në vitin 2008, Kosova, falë përkrahjes së SHBA-ve, shpalli pavarësinë dhe vazhdoi me procesin e formimit të shtetit. Shtetësinë e Kosovës e kanë pranuar rreth 120 shtete. Është e rëndësishme të përmendet se, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vlerësuar dhe vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me normat e të Drejtës Ndërkombëtare.

Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka aprovuar edhe Kushtetutën. Normat e Kushtetutës, edhe pse kanë qenë nën ndikimin e mendimit të zotit Ahtisaari, janë ende në fuqi. Kosova, si shumë shtete, është shtet multietnik dhe, përveç minoritetit serb, ka edhe disa minoritete. Është e pazakontë që pa votën e përfaqësuesve të minoritetit, Kushtetuta nuk mund të ndryshohet. Kjo është një situatë e pazakontë në krahasim me shumë shtete të tjera në botë.

Përveç tjerash, Kushtetuta flet edhe për kufijtë dhe sovranitetin, gjë që është normale. Megjithatë, pas izolimit të territorit të quajtur Veriu i Kosovës, në atë pjesë, mungon sovraniteti i plotë i shtetit. Ka pasur raste kur përfaqësuesit e minoritetit serb e kanë braktisur Parlamentin e Kosovës dhe pastaj, I kanë braktisur pozitat edhe udhëheqësit lokalë, gjyqtarët, policët etj. Në përputhje me këtë, ata kanë vazhduar të inkasojnë të ardhurat mujore. Kjo është një situatë që ka qenë iniciuar nga Kryetari i Serbisë, Vuçiq.

Minoriteti serb është i vetmi që nuk e pranon dhe nuk e respekton shtetin ose Kushtetutën e Kosovës. Qyteti i Mitrovicës historikisht ka qenë unik, por tani me izolimin e serbëve, ndodhi edhe ndarja e Mitrovicës dhe ura ekzistuese nuk mund të përdoret. Në të gjithë Kosovën, në shenja apo tabela të institucioneve madje edhe në rrugë, përdoren tre gjuhë – shqip, serbisht dhe anglisht. Është e rekomandueshme që përmes shërbimit diplomatik, si ambasadat dhe mund të ishte edhe shërbimi FBI, të shihet situata në Veri të Kosovës, ku përdoret vetëm gjuha serbe, me alfabetin kiril.

Falë Serbisë, në veçanti Kryetarit Vuçiq, pastaj udhëheqësve Daçiq, Vulin etj., në Veri dominon organizimi i krimit kundër Kosovës. Organizatorin kryesor e mbështet Serbia dhe ai i shmanget përgjegjësisë penale.

Associacioni është një institucion i zhvilluar në SHBA dhe në shumë vende të tjera. Kushtetuta e Kosovës e parashikon edhe këtë. Ndaj, minoriteti serb, dhe jo vetëm, mund të themeloi asociacionin në çdo kohë, por në përputhje të plotë me ligjin. Kam bërë pyetjen ndërmjetësuesve të BE-së, për çfarë insiston Serbia për themelimin e asociacionit për minoritetin serb në Kosovë. Themelimi eventual i Asociacionit, në përputhje me kërkesat e Serbisë dhe ndërmjetësuesve të BE-s, të cilët në shumë raste ju përkrahin, mund të jetë hapi i parë drejt kërkesës së minoritetit për shkëputje nga Kosova. Më ka befasuar qëndrimi dhe deklaratat e Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd. Së paku, ai duhet të vërejë dhe t’ju informojë për përpjekjet e Serbisë, e cila pretendon që Republika Srpska të bashkohet me Serbinë, të shtrëngojë dhe të okupojë Malin e Zi, duke refuzuar Kosovën si shtet dhe duke e mbajtur si pjesë të Serbisë në shkelje të selisë së riokupimit. Ministri serb i Punëve të Jashtme, edhe sot deklaron se (Serbia) nuk njeh Kosovën.

I nderuar Department, jam i moshuar dhe në politikë nuk kam qenë i angazhuar, por nuk kam qenë larg politikës. E kam thënë dhe e përsëris se Serbia është një shtet tipik që premton apo nënshkruan diçka, por pastaj bën diçka tjetër. Serbia nuk tërhiqet nga idea se kudo që gjen një serb, duhet të quhet Serbia.

Ndoshta ky shkrim kërkon një koncentrim më të thellë, por nuk mund të mos i drejtohem. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju përshëndes.

Luz Tomaj, shqiptaro-amerikan, jurist

229 Bacon Pond Rd. unit 131

Woodbury, CT, 06798

06/11/2024

Kërkoi falje nga se nuk jam fluent në anglisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat