Absurde: Portparoli i Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, ka mbërritur në Dardani si i ftuar nderi i LDK-së në 25-vjetorin e çlirimit në kujtim të Dr. Rugovës

Opinione

Absurde: Portparoli i Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, ka mbërritur në Dardani si i ftuar nderi i LDK-së në 25-vjetorin e çlirimit në kujtim të Dr. Rugovës

Nga: Hafiz Shala Më: 11 qershor 2024 Në ora: 16:15
Autori Hafiz Shala

Kjo duket e absurdit. Miqtë e vërtetë të Mentarit të Drenicës heroike, Xhemajl Abrishës, i thonë: "Mos e laq djalë pas" (që mos t’ia merr fytyrën atij burri). Kë e la Dr. Rugova pas, ani pse ai nuk i la këta "kopilë".

"Në shumicën e shkrimeve të mia kam shprehur shumë kritika ndaj Edvin Kristaq Ramës për çfarë, jo që nuk pendohem, por mburrëm, pa marrë parasysh nëse pajtohet apo jo. Ky njeri, me veprimet dhe sjelljet e tij, po e vërteton se është një antishqiptar i vërtetuar dhe mik-partner i besuar i armikut të shqiptarëve, Goebbelsit të Millosheviqit, Aleksandër Vuqiqit. Ky, bashkë me Baton Stanishiqin dhe Thaqin, u takuan me Putinin. Pyes, kush është ai që po punon për interesat e Putin. Kurti?!

Ai që e akuzoi, “harroj ta thojtë këtë sepse është mik i Ramës”, që nënkupton edhe mik i Putinit dhe Vuqiqit përmes Radojqiqit. Hajde, bjeri në fije të kësaj punë.

Tani po vërtetohet se më të drejtë e kam quajtur udhëheqës i Kolonës së 5-të, nën kontrollin e të cilëve janë përfshirë opozita dardane, ish-opozita e M V, gjithnjë në shërbim të mënjanimit të Albin Kurtit si pengesë kryesore për mosrealizimin e projekteve anti-dardane dhe antishqiptare, ndarjen e pjesës veriore përmes të ashtuquajturit korrigjim të kufijve që nga viti 2016, pengesë për realizimin e projektit të Serbisë rreth Ballkanit të hapur, sipas treshes Vuçiq, Rama dhe Thaçi, ku Kristaqi kishte rol jo vetëm sekondar por edhe kryesor rreth këtij projekti, si edhe eliminimin e Dardanisë për hir të “kokëfortësisë” së Kryeministrit Kurti, i cili sipas tyre po pengon bashkimi i shteteve ballkanike sipas tyre dhe Vuçiqit, për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Në sy, duket afirmative, prandaj edhe amerikanët ranë dakord me qëllim të arritjes së një paqeje Serbi-Dardani.

Ky, pra, Kristaqi, i përkrahur nga shtetet evropiane, partnerët e Serbisë, iu dha titulli i njeriut të paqes, pa e lëshuar në dëm të Dardanisë. Do ta pyesja Kryetarin e LDK-së, a do të kishte mundësi që në 25-vjetorin e çlirimit të Dardanisë, ta propozoj që t’i vizitojë varrezat masive gjithandej Dardanisë dhe pse deri tani nuk i ka vizituar ato në prezencën e familjarëve dhe si do ta presin ata familjarët.

Ky nuk guxon të paraqitet pranë varrezave të Jasharajve, pasi e ka të ndaluar, por sepse Vuqiqit do t’i mbetet hatri. Ndërsa në anën tjetër, për dy vite në Parlamentin Shqiptar kanë ngelur iniciativa për ta quajtur Serbinë shtet i cili ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve të Dardanisë. Veprimet pas shpinës së Qeverisë së Dardanisë pa konsultim dhe autorizim, përpilonte draft-statute rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse ishte veprim evropian, por këtij ia dhanë autorësinë.

Dhe ky, për t’i “dobësuar” pozicionet e Albin Kurtit para ndërkombëtarëve, bënte deklarata që për pasojë do të kishte desovranizimin e Dardanisë pas trazirave dhe sulmit të 24 shtatorit të vitit 2023, ku deklaroi se kontrollin në veri duhet ta marrë KFOR-i e jo policia e Dardanisë, edhe pse ajo ishte thirrur për ta ruajtur rendin dhe qetësinë. Ose, ideja e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare që i bie një Dayton i dytë, e dështuar si ai i pari, fatkeqësisht, disa shtete mike ia dhanë primatin Kristaqit si “njeriu i duhur” për të arritur paqen, pasi, me të gjoja mund të flitet, pasi, sipas veprimeve të tij, punonte për amnestimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve. Ky ndihet më i afërt me Vuçiqin se sa me Kryeministrin Kurti, i cili nuk pranon atë që e kërkon Serbia, të ndërhyjë në punët e brendshme deri te funksionimi i institucioneve paralele, posaçërisht kur është në pyetje përdorimi i dinarit, edhe pse në mënyrë ilegale, opozita e rreshtuar pranë Ramës e akuzon Kurtin se dinarin e bëri pjesë të dialogut pa e lëshuar, duke e bërë të qartë se Serbia po e fut në agjendën e saj, ndërsa ndërkohë, ndërkombëtarët i dalin krahë.

Heshtja e ndërkombëtarëve rreth sulmit terrorist në veri është zhgënjim. Kontributi i Ramës në mos anëtarësimin në Këshillin e Evropës është kontribut edhe i tij që mund të konkludohet me vizitat e tij në Francë, siç bënë edhe ato të Vuqiqit. Ai më parë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të 25-vjetorit të Pavarësisë së Dardanisë, atëherë, pse të takohet Kryeministri Kurti me të. Dhe ai sot deklaroi zyrtarisht se nuk do të ketë më takime në mes të dy qeverive. Në të njëjtën kohë kur Kuvendi i ashtuquajtur Bota serbe, i mbajtur dje në Beograd, në deklaratën 49 pikëshe ndër të tjera edhe kërcënim direkt apo shpallje lufte ndaj Dardanisë, Ramës iu shurdh pipi, si gjithmonë kur është në pyetje Vuqiqi. Befasia më e madhe ishte deklarata e Ambasadorit Hivenier, i cili deklaroi se SHBA-të nuk pajtohen më këtë deklaratë, në vend që të deklarojë se e kundërshtojmë. Sipas kësaj, zoti ambasador, Serbia nuk po lodhët për të parë nëse ju pajtoheni apo jo, ajo po i bën punët e veta pasi po e përqafojnë dhe kjo po na hakmerret neve, por edhe juve.

Sjelljet e juaja dhe të Ambasadorit Hill në Beograd vërtet po dukeni si “qinvnik” të Vuqiqit, i cili po merr kurajo të sillët sipas interesave të saj, ndërsa Dardanisë po i vendosen masa-sanksione me qëllim të shtuar presionin edhe të jashtëm, por edhe të brendshëm. Qëllimi është që të largohet Qeveria Kurti për të “krijuar stabilitet dhe paqë me Serbinë”. Utopi, sepse populli shqiptar e ka përjetuar këto marrëveshje qëllimi, i cili ishte që Serbia, megjithatë të ketë një hapësirë në Republikën e Dardanisë ose, në fund të fundit, të pengojë funksionimin e shtetit dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin, që fuqishëm e kundërshton, Edvin Kristaq Rama, “vëllai siamez” i Aleksandër Vuqiqit. Populli shqiptar i Dardanisë kurrë këtë nuk do ta pranojë, pa marrë parasysh çmimin. Të ndarë miq ndërkombëtarë, Edvin Kristaq Rama nuk është as bashkombas dhe as mik, sepse miku i armikut tonë shekullor nuk konsiderohet mik i besueshëm i shqiptarëve të Dardanisë. Sot, me vizitën e Ramës në Dardani, u zbuluan miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, të unifikuar kundër Qeverisë së popullit.

Merreni me mend në një ngjarje të këtillë, në nivel të lartë, aty u panë gazetarët, Blendi Fevziu, i cili ishte prezent edhe në Shkup me ftesë të Ali Ahmetit dhe Adriatik Kelmendit, ky i fundit, portparoll i kompanisë Devolli, njëherë edhe pronar i Klan Kosovës, të cilët janë të njohur për propagandën antiqeveritare. Rama është njëri ndër vizitorët e shpeshtë të kësaj kompanie, e cila u zbulua se ishte e regjistruar në Serbi, megjithëse rentabile pas këmbët i mori qysh atëherë. Zoti Rama, një pyetje, edhe pse duket hipotetike: po t'ju vizitonin varrezat masive të Dardanisë në prezencën e prindërve, a mendoni se do të përqafonit sikur Albin Kurtin?! Kam frikë se edhe do të pëshpëritnin, pasi e ke injoruar gjakun e të afërmve të tyre të të gjitha moshave dhe gjinive.

Mendoj se Parlamenti i Republikës së Dardanisë, më së drejti duhet ta shpallë person non grata për dëmin që ia ke sjellë këtij populli në bashkëpunim me Serbinë. Në këtë mënyrë, të ndalohet të merret me çështjet apo të flasë në Republikën e Dardanisë. Këtë do ta kuptojnë vëllezërit tanë në Shqipëri, pjesëmarrës në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, krenaria e kombit gjithë shqiptar, në luftë kundër Serbisë fashiste dhe gjenocidale, por jo nën mandatin tënd, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhte. Por, fatkeqësisht, në Shqipëri ka pasur, ka dhe do të ketë patriotë të devotshëm të cilët nuk do të pajtohen më me politikën tradhtare të Enver Hoxhës së këtij shekulli. Udhëheqja dardane nuk do të bjerë në grackën e tij tradhtare përveç partive opozitare dhe bashkëpunëtorëve të tij, prandaj, do të qëndrojë unike dhe e pa luhatshme.

Hafiz Shala, Neë York, 10 qershor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat