Urime demokratë

Opinione

Urime demokratë

Nga: Ilir Levonja Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:51
Ilir Levonja

Pas plot dy vjetëve demokratëve iu kthye vula..., një fitore historike për faktin se, së pari, fitoi demokracia, pastaj ata. Fitoi demokracia pasi në këto plot dy vjet, ajo pushoi së ekzistuari. Shumë njerëz besonin në një reformë të fuqishme drejtësie, aq të domosdoshme për një vend me të kaluar jo të largët të një sistemi monist diktatorial. Mirëpo në vend që të dënoheshin krimet e komunizmit, fajtorët , xhelatët ideatorë, po ndodhte e kundërta. U shfaq rishtas në horizont një luftë frontale klasash, biles më e egër se ajo e mëparshmja. E cila fatkeqësisht u përkrah edhe nga ambasadat e Amerikës së madhe, vendit që shqiptarët e adhurojnë për faktin dominant të drejtësisë civile. Vendin që ëndërrojnë ta shohin të funksionoj sikur edhe 1% në territorin shqiptar.

E ashtuqujtuara drejtësia e re, të domosdoshmin e detyronte të ikte. Nuk ka asnjë diskutim që lufta e ashpër politike është shoqëruar edhe me një luftë të ashpër brenda korridoreve të drejtësisë sonë. Te-tuk ndonjë i ri apo e re mund edhe të ketë bindje të fortë për profesionin. Kjo do vertetohet një ditë. Por një gjë është dukshëm e qartë, që, drejtësia e këtyre dy viteve, riimëkëmbi prokurorin e kohës dhe ai triumfoi, nuk rimëkëmbi atë të domosdoshmin. Ai kohës, darkave festonte me grushtin lart dhe shallin e kuq, ditës me artopolant fliste për reformën në drejtësi. E vërteta ishte se ajo nuk ishte reformë, por strategji afatgjate dhe e largët për të ridënuar edhe një herë shqiptarët dhe prirjen e tyre pro europiane.

Deri dje ia arritën pasi shkatërruan edhe parametrat më minimal të demokracisë, zgjedhje pa kundërshtar. Dhe më e trishta, shqitarët sot nuk janë akoma në Europë, nuk kanë dëshirë të votojnë, aq sa kjo qeveri nuk e ka problem të qeverisi edhe me përqindje të ulta katastrofike. Mos të përmendim të tjera se më zi, se sa me Edi Ramën, kurrë nuk ka qënë demokracia shqiptare. Por të shpresojmë që sot po nis një udhe e madhe. Dhe pa dyshim që është edhe fitore po aq e madhe e demokratëve, një fitore e atyre që u vuajtën rishtas një Enver maniak i pa ngopur me pushtet, duke i dhënë atyre shancin e madh tashmë për rivendosjen e demokracisë në vend. Kjo është një kohë e madhe edhe për të bërë dallimin mes meritokracisë së votës dhe shkërdhatokracisë patronazhiste.

Se po të kishte venduar vota dhe jo pushteti i Lulzim Bashës, demokratët nuk do e kishin parë kurrë veten në këtë turp kombtar të pluralizmit shqiptar. Vota është më rënda dhe kësisoj më e drejta, prandaj elzistojnë statutet apo kushteta e çdo force politike. Vendi ka nevojë për vdekjen e mendësisë ''ça do bësh për mua, që të jap votën'', qytetari duhet të votoj për demokracinë, jo për njerëz që duan të sundojnë. Për njerëz që nisin karrierë politike me diploma fallco, për njerëz që këmbëjnë votën me pak para. Duhet të votojnë të lirë dhe jo nën diktatin e një vendi pune, nën dhunën e kërcënimeve të grupeve të drogës, kriminilevë. Duhet të vdesi mendësia e Unit dhe duhet të dominoj ligji, pasi njerëzit vijnë dhe ikin, ligji mbetet. Eshtë një kohë e madhe për të prodhuar edhe kulturën e rotacioneve, se, e tillë është demokracia. Urime demokratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat