Partitë politike shqiptare si devizë kanë interesin personal, paranë, pushtetin dhe korrupsionin

Opinione

Partitë politike shqiptare si devizë kanë interesin personal, paranë, pushtetin dhe korrupsionin

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:29
Skënder Kapiti

Sëmundja më e madhe e politikanëve dhe e partive politike shqiptare është deficiti i madh, është mungesa e patriotizmit dhe e përgjegjshmërisë kombëtare. E gjithë politika dhe partitë  politike shqiptare nuk kanë as politika e as ideologjira të djathta apo të majta,  por si devizë e qëllim thelbësor politika dhe politikanët kanë interesin personal, paranë, pushtetin dhe korrupsionin sa që  edhe bota demokratike po habitet me politikën dhe me partitë politike shqiptare.

Në Shqipëri dhe në Kosovë ka shumë pak hapësirë dhe nuk u hapet rruga  patriotëve, ndershmërisë, profesionistëve dhe të pakorruptuarve. Edhe nëse arrin ndokush nga këta që të ngjitet diku në pushtet e politikë, atij kanë për t’iu vërsukur të gjithë kundra. Nuk do shumë  mundim për ta vertetuar këtë, pasi shikoni se sa hapur politika dhe politikanët shqiptarë bëjnë akrobacira politike dhe matrapazllëqe korruptive  të  paturpshme për interesa personale, hajnije, pushteti e korrupsioni. Partitë politke shqiptare shkojnë nga shkon interesi i kryetarëve dhe i shpurës së ngushte përfituese, korruptive dhe servile rreth tij.

Këtë e kanë vertetuar partitë dhe politikanët  e politika shqiptare sidomos kur qeverisin, dhe këtë po e verteton edhe sot Lumiri i LDK-së

Si përfundoi në këtë derexhe LDK-ja e Lumir Abdixhikut

Është karakteristikë që të gjitha partitë autokratike e diktatoriale që të dështojnë e të shkojnë drejt shkrirjes. Kështu ka ndodhur me të gjitha ishpartitë komuniste të Europës Lindore.Kështu ndodhi edhe Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe me Lidhjen e Komunistëve të Jugosllavisë.

Po pse po ndodh pas Rugovës edhe me Lidhjen Demokratike të  Kosovës, pse ajo mbërriti aktualisht deri në këtë derexhe mjerane, kur kjo parti në kohën e Rugovës ishte një Parti gjithkombëtare, me demokracitet të brëndshëm model dhe  patriotike.

Por pas Rugovës kjo parti erdhi dhe u zvoglua sa po shkon drejt një organizate pa peshë politike dhe drejt vetëasgjesimit.Këtë e vertetoi vetë fakti se kjo parti arriti deri aty sa që krejtësisht në kundërshtim me vullnetin e antarësisë së saj,të asaj antarësie që i ka mbvetur asaj dhe të cilët akoma shpresojnë se LDK e sotme mbart akoma vlerat rugoviane , kjo LDK e mbetur kërkon që të mbijetojë duke i kërkuar  ndihmë për mbijetesë kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë z. Edi Rama të cilin e fton në Prishtinë për t’i treguar opinionit LDK-ist se kush është vepra e Ibrahim Rugovës.

Nuk e di se si mund të ndjehet antarësia e LDK-së, pse a paska mbetur me folë Edi Rama  me u tregu atyre se kush është Ibrahim Rugova?

Deri në këtë derexhe arriti LDK-ja sa t’i kërkojë mbështetje politike Edi Ramës? Pra ky Lumiri dhe ata që janë rreth tij, i dhatë kështu të drejtë Edi Ramës kur ai në parlamentin e Kosovës nuk ia përmendi fare emrin dhe deputetët e LDK-së në atë kohë e braktisën sallën.

Lumir, kaq poshtë shkove sa që ftove Ramën dhe pse  e “harrove” edhe Vucicin se jo vetëm  Rama por edhe Vucici ka meritën për OPEN BALLKANIN.Lumir shkove shumë ma poshtë se Isa Mustafa në tradhtinë që i bërë LDK-së rugoviane.

Ky Lumiri e therret Ramën në një kohë kur kryeministri i Shqipërisë është i pari nga Europa që i ka vendosur sanksionet Kosovës dhe që ka anuluar mbledhet nderqeveritare Shqipëri-Kosovë kur Serbia mbledh kundër shqiptarëve “Kuvëndin e Madh” të Serbisë”.

Po pse more Lumir mjerani e injoranti, pse a kështu po mendon ta sfidosh Vjosa Osmanin e Donika Gervallën, pse a kështu mendon se ti do ia rrëmbesh pushtetin Albin Kurtit.

10 Qershori është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme gjithkombërtare shqiptare. Sot në kushtet dhe realitein me të cilin po përballet Kosova, në Prizren me 10 Qershor 2024 do të duhej që të festohej nga e gjithë politika shqiptare së bashku, ashtu sikurse që bënë dhe u mblodhën për Kombin e Atheun burrat e mëdhenj të Kombit 10 Qershor 1878 . Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe kjo ngjarje u eklipsua nga politika dhe mediat.

Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja e mbetur nën drejtimin e tij mbajtën pikërisht në 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, mbajtën  Konferencën “Rugova dhe Perëndimi” a thua se Rugova ka qenë edhe kryetar i Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit. Dhe kjo u bë me qëllim që ata të cilët nuk kanë asgjë nga rugovizmi , pikërisht ata duan të spekulojnë me figurën e Rugovës. Kjo konferencë e mbajtur dhe organizuar nga ky Lumiri më shumë i bën dëm Rugovës, kjo vertetuar nga ato se cfarë shkruajnë e denoncojnë rugovistët e vërtetë.Nëse antarësia e LDK-së duan që të mos  lejojnë që LDK të marrë fiasco akoma më të madhe,urgjentisht duhet të reagojnë për të shpëtuar LDK-në nga vetëasgjësimi, ose t’i bashkangjiten listës “GUXO” të  Vjosës e Donikës, ose LVV së Kurtit.Lumir je i lexueshëm, këtë aktivitet e bëre për të promovuar veten tënde dhe kryeministrin e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat