Edi Rama e përdor si “vegël” Lumir Abdixhikun për të sulmuar Albin Kurtin

Opinione

Edi Rama e përdor si “vegël” Lumir Abdixhikun për të sulmuar Albin Kurtin

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:16
Autori Faton Mehmeti

Në konferencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të quajtur “Rugova dhe Perëndimi”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u thanë shumë fjalë të mëdha për Rugovën. Për këdo do të ishte befasi afërsia e Ramës me LDK me të cilën edhe për shkak të orientimit që kanë pasur gjithnjë divergjenca të theksuara. Për këdo që njeh Edi Ramën dhe Lumir Abdixhikun kjo nuk është befasi, të dy kanë kundërshtarin e përbashkët. Lumiri, i dështuar për të qenë lider, është interesuar ty bëj pakt dhe me djallin për të ardhur në pushtet.

Në anën tjetër, Edi Rama kurdo që gjen hapësirë për të arritur qëllimet e veta nuk përton të përdor. Përplasjet e tija të vazhdueshme me LDK, veçuar këtu vizitën e tij të parë në Kosovë si kryeministër kur nuk e përmendi fare Rugovën, janë pauzuar sepse Albin Kurti është "armiku" i përbashkët që s’po e mundin dot. E gjeti Lumirin e “shkretë” për të sulmuar Kurtin në kërkim të aleatëve brenda dhe jashtë Kosovës.

Kudo në konferenca me liderë rajonal dhe botërorë, Rama nuk ka hezituar të hedh akuza, spekulime duke krijuar insinutata të sojit “Kurti po izolon Kosovën, veriu po kthehet në tokë të askujt...", e të cilat koha i demantoi.

Pra, Edi Rama ka pasur probleme thuajse me të gjithë liderët e Kosovës që nuk i kanë shkuar për shtati, Kurti është në vazhdën e të tjerëve, veç se është më i pakompromis. Thyerja kryesore mes tyre ka ndodhur me afrimin e Ramës me Vuçiqin, me mbështetjen e tij ndaj ndryshimit të kufijve si dhe pazaret tjera e që kanë qenë kundër Kosovës. Për të gjitha këto, është e pafalshme që LDK ka lejuar të përdoret figura e Rugovës për shfryrje mllefi të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat