Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon

Opinione

Lidhja Shqiptare e Prizrenit vazhdon

Nga: Skender Kapiti Më: 10 qershor 2024 Në ora: 16:05
Skender Kapiti

Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhdon dhe do vazhdojë deri sa të zgjidhet cështja kombëtare shqiptare, bashkimi kombëtar.

Kush e njeh historinë e njeh të vërtetën, të vërtetën se Kosova është djepi i shqiptarizmit; kush e njeh historinë e di që çdo pëllëmbë toke shqiptare e Kosovës është larë me gjak, është derdhur gjak për mbijetesë kombëtare, për liri, pavarësi dhe për bashkim kombëtar.

Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare është ajo 35 vjecare, 1878-1912, epokë e cila vazhdon akoma, epokë të cilën e mbajti dhe e mban gjallë Kosova e cila fitoi Pavarësinë me 17 Shkurt 2008, pasi shqiptarët e Kosovës megjithse të vetëm dhe pa përkrahje qëndruan dhe nuk u asimiluan nga sllavo-serbia pavarësisht se sllavo-serbo-rusët përdorën të gjitha mjetet e format antinjerëzore, barbare, genocidiale e kriminale por edhe diplomacinë,propagandën dhe kishën e akademinë për asimilimin, asgjësimin dhe pastrimin etnik të Kosovës shqiptare.

Kosova fitoi Pavarësinë me 17 Shurt 2008, por Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk ka përfunduar ende sepse ka akoma popullsi dhe troje shqiptare që mbahen si koloni dhe të pushtuara në Serbi, Mal të Zi , Maqedoni dhe në Greqi.

Kjo është e vërteta e madhe dhe që duhet pranuar dhe deklaruar nga historiografia shqiptare. Kjo është Epoka historike në të cilët shqiptarët kurorëzuan me 28 Nëntor 2012 Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare gjithshqiptare në një shtet dhe me të gjitha trojet shqiptare.Dhe përdersa shqiptarët luftuan për një shtetkombëtar me të gjitha trojet shqiptare,dhe meqenëse këtë nuk e lejuan alenca europiane antishqiptare e asaj kohe, dhe prandaj nuk ka përfunduar Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe vazhdon deri kur të kryhet Bashkimi Kombëtar

Shqiptarët kane luftuar në shekuj.

Epoka e lavdishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u paraqit përherë të parë në historinë shqiptarëve si luftë e mirëfilltë me program, qëllim e strategji kombëtare, e cila prodhoi ngjarje dhe nxori strategë dhe heronj kombëtarë, heronj që iu përkushtuan cështjes kombëtare për liri, pavarësi dhe shtetkombëtar, që nisi si luftë e amatosur ushtarake por edhe si luftë politike, strategjike, diplomatike dhe letrare gjithqiptare kundër Prandorisë Osmane për pavarësi , por më shumë ishte luftë e cila bëhej për Pavarësinë e Shqipërisë nga shtetet fqinjë sllave Serbia, Mali i Zi , Bullgaria dhe nga Greqia të cilat synonin asgjësimin e kombit shqiptar dhe gllabërimin e trojeve të tyre.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit bëri zgjimin kombëtar dhe i tregoi botës se në Ballkan ekziston kombi shqiptar,madje kombi më i vjetër europian.

Edhe dy Luftrat Ballkanike ishin luftra të fuqive më të mëdha botërore për shkatërrimin dhe për coptimin e Perandorisë Osmane. Fuqitë botërore nuk kishin fare as si ide dhe nuk e kishin llogaritur kombin shqiptar dhe as formimin e një shteti shqiptar, dhe prandaj edhe dy Luftrat Ballkanike ishin kundër shqiptarëve dhe për grabitjen e trojeve shqiptare. Perendimi, Europa, kryesisht Franca , Britania dhe Rusia, tri perandoritë më të mëdha e më të fuqishme botërore ishin autorët prej të cilëve erdhi shëmbja e Perandorisë Osmani , ku pjesë të saj u grabiten prej tyre, kurse trojet shqiptare ato ua dhuruan Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

Armiqtë e shqiptarëve gjithmonë janë munduar që ta asgjësojnë edhe shtetin e cunguar shqiptar, Shqipërinë. Dhe mjerisht është fakt për t’u thënë se Tirana politike nuk i ka mbrojtur liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëvve në trojet e tyre jashtë Shqipërisë.Politikës së Tiranës më shumë i ka interesuar dhe vazhdon t’i interesojë interesi personal, pushteti dhe privilegjet e ngushta personale se sa problemi kombetar, aq sa prej papërgjegjshmërive të politikës , qeverive dhe politikanëve të Tiranës shpesh edhe vetë Shqipëria ka rënë në tollovi, paqëndrueshmëri e deri gati-gati edhe në konflikte tejet të rënda madje pikërisht në momentet kur Kosova kishte aq shumë nevojë për mbështetje nga Shqipëria.

Epoka e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit vazhdon pasi nuk është zgjidhur akoma cështja shqiptare, ajo vazhdon dhe është betejë edhe sot kundër sllavëve e grekëve që kanë rrëmbyer troje shqiptare, të cilët vazhdojnë akoma armiqësitë kundër shqiptarëve; vazhdon edhe si betejë me Rusinë pansllaviste dhe antishqiptare, dhe është edhe “betejë” me Europën e cila duhet t’ua kthejë borxhin shqiptarëve për atë padrejtësi që Europa u ka bërë shqiptarëve, coptimin e trojeve shqiptare.Epoka e Lidhjes shqiptare vazhdon dhe do vazhdojë deri kur shqiptarët të kenë shtetin e bashkuar kombëtar.

Shqiptarët e Kosovës i kanë dalë vetë në mbrojtje shqiptarizmit dhe Kosovës në periudhat të ndryshme historike. Shqiptarët e Kosovës janë përballur 1500 vjet me ardhacakët barbarë sllavë, që kur ata erdhën dhe u vendosën në trojet shqiptare.

Kërcënimi më i madh shqiptarëve u ka ardhur që kur në Ilirik u dyndën sllavët të cilët arritën që ta sllavizojnë pjesën më të madhe të Ilirikut iliro-shqiptar.

Qëndresa e shqiptarëve të Kosovës nuk lejoi asimilimin sllavo-serbo-ortodoks pavarësisht se barbaria sllavo-serbe përdori kundër shqiptarëve metodat më barbare asimiluese, genocidiale dhe sllavizuese kundër shqiptarëve. Sllavët patën në krah kundër shqiptarëve edhe mbështetjen e Europës, pasi Europa kurrë më parë, para vitit 1999 nuk ka qenë me shqiptarët por me hordhitë barbare sllave.

Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare është ajo 35 vjecare, 1878-1912 që përfshijnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe Kryengritjet e mëdha kombëtare të pandërprera që cuan në Pavarësinë e Shqipërisë nga osmanllia dhe nga barbaro-sllavia, epokë e cila vazhdon edhe sot si përpjekje e pandërprerë për Bashkimin Kombëtar.

Kjo është epoka historike më e Lavdishme në Historinë e Shqiptarëve, epokë ku për herë të parë shqiptarët lëvizin si komb, sepse ka pasur edhe luftra të tjera të shqiptarëve në shekuj, por historia e kësaj epoke moderne ka shënuar përpjekjet dhe sakrificat që patën karakter, synim e qëllim kombëtar: atë të realizimit e të fitimit të lirisë,shtetësisë dhe pavarësisë kombëtare.

Edhe pas kësaj epoke të lavdishme dhe në vazhdimësi ishin po përsëri shqiptarët e Kosovës ata të cilët mbajtën peshën kryesore historike të cështjes kombëtare shqiptare dhe kurrë nuk u mposhtën por e sfiduan sllavo-barbarinë dhe as nuk u asimiluan dhe as nuk e lëshuan kurrë Kosovën deri sa më në fund fituan shtetin e tyre, Shtetin e Pavarur të Kosovës.

Dhe në mbyllje të këtij shkrimi po u them jo vetëm serbëve, perendimorëve por edhe hipokritëve, islamofobëve dhe serbofilëve shqipfolës se shtetin e Kosovës nuk e krijuan të huajt, dhe as Pavarësia Kosovës nuk i erdhi si dhuratë nga perendimi, sepse Kosova ishte, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë shqiptare dhe se Bashkimi kombëtar është i pashmngshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat