Mënyra se si ky çift zbuluan se po bëhen prindër, bëri miliona njerëz në TikTok të qeshin

Ndryshe

Mënyra se si ky çift zbuluan se po bëhen prindër, bëri miliona njerëz në TikTok të qeshin

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 11:25
Kjo dyshe nuk zgjodhi si shumë çifte një mënyrë që t’i mërzit njerëzit, por bënë të qeshin miliona njerëz me idenë e tyre

Courtney dhe Alex Quist janë një çift i ri i martuar që publikojnë video të lezetshme të jetës së tyre në TikTok.

Kur donin të ndanin lajmin se Courtney ishte shtatzënë me ndjekësit e tyre, ata e dinin se duhej të ishte në një mënyrë interesante.

Kjo dyshe nuk zgjodhi si shumë çifte një mënyrë që t’i mërzit njerëzit, por bënë të qeshin miliona njerëz me idenë e tyre, më konkretisht të Alexit.

@thequistfamily Ice ice BABY QUIST coming soon 😄 #pregnant #funny #marriage #thequistfamily ♬ Ice Ice Baby (as heard in the movie Step Brothers) - Re-Recorded - Vanilla Ice

Në një video të TikTok, e cila është parë 2.5 milionë herë, Courtney dhe Alex njoftuan shtatzëninë e tyre me Ice Ice Baby nga Vanilla Ice.

Në video, Alex mbajti akull me fjalët “akull, akull” dhe më pas Courtney kaloi duart mbi barkun e saj në rreshtin “baby”.

Ideja e tyre e zgjuar kënaqi përdoruesit e TikTok, të cilët i vlerësuan për kreativitetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat