Mrekulli në Francë – një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet

Ndryshe

Mrekulli në Francë – një nëntëvjeçare mund të bëhet studente në një universitet

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Vajza nëntëvjeçare u bë një nga më shumë se 728 mijë kandidatët që do të hyjë në provimin pranues në një Universitet në Francë.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se ajo ishte kandidatja më e re që ka aplikuar në Qendrën Kombëtare për Mësimin në Distancë (CNED).

“Ka kohë që nuk kemi një aplikuese kaq të re. Kur dëgjova sa vjeç ishte, kërkova të kontrolloja informacionin sepse u habita shumë”, komentoi përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit të Francës, Edouard Geoffray.

Në CNED, ajo studioi matematikë, fizikë dhe kimi, por dhënia e provimit pranues nuk garanton se do të hyjë në universitet, shkruan lafigaro.

Vitin e kaluar, pjesëmarrësi më i ri ishte vetëm 13 vjeç, por asnjë nga aplikacionet nuk u miratua.

Nga ana tjetër, kandidati më i vjetër për diplomë në Francë këtë vit është 76-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat