​Zbulohet mashtrimi kinez: Ujëvara më e lartë ushqehet nga tubi

Ndryshe

​Zbulohet mashtrimi kinez: Ujëvara më e lartë ushqehet nga tubi

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Ujëvara më e lartë në malin Yuntai e merr ujin nga një tub i ngulitur në shkëmbinj, ka treguar një video e diskutueshme e marrë nga një alpinist dhe e postuar në mediat sociale, raporton BBC.

Videoja ka mbledhur mbi 70 mijë pëlqime që kur u postua fillimisht të hënën. Menaxherët e Parkut Turistik Yuntai njoftuan se kishin shtuar një "përmirësim të vogël" gjatë sezonit të thatë për ta bërë udhëtimin në ujëvarë të vlefshëm për vizitorët.

“Për mënyrën se si i durova të gjitha vështirësitë në rrugën drejt burimit të Yuntai Falls vetëm për të parë tubin”, thuhet në përshkrimin e videos së postuar nga përdoruesi “Farisvov”. Tema "burimi i Yuntai Falls është vetëm disa tuba" u përhap shpejt në mediat sociale.

Videot mbi këtë temë janë parë mbi 14 milionë herë në rrjetin social Weibo dhe afro 10 milionë herë në platformën Douyin, duke shkaktuar një zhurmë të tillë saqë zyrtarë të pushtetit vendor u dërguan në park për të hetuar rastin.

Menaxherëve iu tha të mësonin nga ky incident dhe të informonin turistët paraprakisht për shtesën, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

“Si një atraksion sezonal, nuk mund të garantoj se do të jem në maksimumin tim sa herë që të vini të më shihni”, shkruan parku në emër të ujëvarës. “Bëra pak përmirësime gjatë periudhës së thatësisë në mënyrë që të dukem sa më mirë para se të takohesha me miqtë e mi”, shtuan ata.

Ujëvara në provincën qendrore të Henanit është 312 metra e lartë dhe është pjesë e gjeoparkut malor Yuntai. Miliona vizitorë udhëtojnë atje çdo vit, të tërhequr nga formacionet gjeologjike një miliard vjeçare.

Stafi i parkut i tha CCTV se uji që përdorën për ujëvarën ishte uji i burimit, duke shtuar se nuk do të dëmtonte peizazhin natyror.

Kjo nuk është hera e parë që bëhet një përpjekje artificiale për të “ndihmuar” ujëvarat e famshme në Kinë. Ujëvara Huangguoshu, një destinacion popullor turistik në Guizhou, është ndihmuar duke devijuar ujin nga një digë aty pranë qe nga viti 2006 për të ruajtur rrjedhën gjatë sezonit të thatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat