Letra e fundit e një ushtari në luftë, për Xhovanin, të birin 4-vjeçar!

Ndryshe

Letra e fundit e një ushtari në luftë, për Xhovanin, të birin 4-vjeçar!

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një ushtar i ri, nga fronti në Luftën e Parë Botërore, i shkruan të birit 4 vjeç, të cilin fatkeqësisht nuk do ta shohë më sepse fatkeqësisht ai humbi jetën vetëm pak ditë pasi shkroi letrën.

“Biri im i dashur, Xhovani,

Yt atë, që kur apo nëse do ta shohësh me siguri nuk do ta njohësh, do të të japë një këshillë, që ta kesh të shenjtë për tërë jetën: bindju nënës tënde, respekto më të vjetrit, ndihmo më të vobektët dhe duaje atdheun.

Ji i sinqertë në ndjenjat e tua dhe do të shohësh se Zoti do të të bekojë, ashtu siç të bekon yt atë ndërsa lufton mes jetës dhe vdekjes. Ky do të jetë kujtimi im, dëshmia e fatit të keq që mos të të shoh më bashkë me nënën dhe vëllain tënd. Kam kaq shumë për të të thënë, por fjalët nuk kanë qenë kurrë pika ime e fortë. Ju puth, babai që mendon veç për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat