Veterinerët largojnë një ndërrues të shpejtësisë nga barku i gjarprit

Ndryshe

Veterinerët largojnë një ndërrues të shpejtësisë nga barku i gjarprit

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Veterinerët në Maryland kanë kryer një operacion në një gjarpër, i cili gabimisht e kishte gëlltitur dorezën për ndërrimin e marsheve të veturës.

Qendra e Kafshëve të Egra në Gaithersburg tha se gjarpri po lëvizte me një objekt të panjohur në stomak.

“Kjo është e zakonshme te këta lloje gjarpërinjsh, pasi edhe topat e golfit shpesh ngatërrohen me vezët e freskëta të pulës”, tha qendra përmes një mesazhi në Instagram, duke theksuar se objekti në stomakun e gjarprit kishte shkaktuar lëndime në lëkurën e tij.

Doreza u largua në mënyrë kirurgjikale, ndërsa gjarpri është shëruar plotësisht, dhe pritet të lirohet në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat