Një burrë nga Miçigani i ShBA-së tha se fillimisht injoroi një email që i thoshte se kishte fituar çmimin e parë të lotarisë prej 416 mijë e 322 dollarësh, sepse ai nuk ishte në dijeni që madje kishte hyrë në short.
Burri 67-vjeçar i kontesë Kalamazoo u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se mendoi që emaili ishte një mashtrim.
“Unë luaj shumë lojëra në internet, por nuk e kisha idenë se po fitoja”, tha lojtari.
Burri më vonë vendosi të thërriste lotarinë për të provuar të merrte disa përgjigje.
“Kur thirra Lotarinë e Miçiganit, kuptova se kisha fituar pa e ditur. Ende nuk mund ta besoj se kjo është e vërtetë. Është një ndjenjë e çmendur të fitosh një çmim kaq të madh lotarie”, tha ai.
Fituesi tha se paratë do të përdoren për t’i ndarë me familjen e tij dhe për të forcuar kursimet.