Moment mbresëlënës: Të sapomartuarit puthen, qielli ndizet nga rrufeja që godet pas tyre

Ndryshe

Moment mbresëlënës: Të sapomartuarit puthen, qielli ndizet nga rrufeja që godet pas tyre

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:02
Të sapomartuarit

Një moment mbresëlënës është regjistruar nga kamera mbrëmjen e së premtes në Zakynthos gjatë dasmës së një çifti nga Britania.

Të porsamartuarit pozuan për të bërë foto në sfondin e blusë së thellë mes një stuhie që po vinte.

Dy të rinjtë puthen, nusja ngre buqetën dhe më pas ndodh e papritura.

Qielli ndizet dhe një rrufe përplaset në detin pas tyre.

Ky zhvillim nuk i pengoi dhe nuk i trembi aspak të porsamartuarit.

Kameramani Haris Pomonis ka postuar klipin në Instagram, duke shkruar: “Kjo puthje le të ndriçojë qiellin tuaj përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat