Artisti i muzikës shqiptare dhe mjeshtri i vjetër i shqipes, Hejdi Mehmeti, vazhdon të sjellë këngë të bukura. Projekti i tij më i ri muzikor quhet "Kullë e prag mos i harrojmë", me një mesazh të bukur atdhedashurie që e ka shoqëruar edhe me një video të përshtatur mjaft bukur me tekstin.
Mësojmë se për tekstin e këngës ai ka bashkëpunuar me Ramazan Çekën, muzika është punuar nga Gjon Lulgjuraj, orkestra nga Sead Gjokaj, dhe videoklipi është realizuar nga Rozafa Pro, nën regjinë e Isuf Gjonit dhe me skenar nga Selman Haxhimurati.
Artisti, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ku dhe ka lindur, nuk harron kurrë traditat dhe dashurinë që ka për vendlindjen e të parëve të tij, madje gjithmonë i kujton ato edhe me muzikën që këndon.
Nëse doni të dëgjoni një këngë të bukur e të vërtetë shqiptare, klikoni në linkun më poshtë dhe vërtetë do ta pëlqeni, madje mund ta vendosni në listën tuaj të preferuar të këngëve patriotike.