Publikohen specifikat e telefonit të ri të Nothing, ende pa u prezantuar vetë pajisja

Mobile

Publikohen specifikat e telefonit të ri të Nothing, ende pa u prezantuar vetë pajisja

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:24
Më e rëndësishmja, janë publikuar edhe informacione në lidhje me çmimin e telefonit.

Megjithëse nuk ka një datë prezantimi, Nothing ka njoftuar se së shpejti do të shohim telefonin e ri CMF.

Por, duket se planet e kompanisë janë shkatërruar pas rrjedhës së fundme.

Kjo pasi të gjitha specifikat kryesore të telefonit janë zbuluar në rrjete sociale, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se ai do të përmbajë një ekran me shpejtësi të rifreksimit 120 Hz, një kamerë selfie 16 megapikselë, një procesorë MediaTek Dimensity 7300, një sensor të gjurmëve të gishtërinjve dhe një bateri 5000 mAh.

Më e rëndësishmja, janë publikuar edhe informacione në lidhje me çmimin e telefonit.

Me sa duket, 6/128 GB do të jetë në dispozicion në Indi për 15,999 Rs (180 €), ndërsa 8/128 GB do të shitet për 17,999 Rs (200 €).

Në krahasim me Nothing Phone (2a), telefonit CMF i mungojnë dritat Glyph dhe kamera ultra e gjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat