Samsung do të prezantojë Galaxy Z Fold 6, Flip 6, Watch 7, Watch Ultra – më 10 korrik

Mobile

Samsung do të prezantojë Galaxy Z Fold 6, Flip 6, Watch 7, Watch Ultra – më 10 korrik

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Më në fund ka ardhur koha që Samsung të bëjë zyrtare datën e ngjarjes së ardhshme Unpacked.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania “hap paketën” për pajisjet e saj më të reja më 10 korrik në Paris.

Ne jemi në fakt vetëm dy javë larg nga ngjarja tani, ai që premton të jetë ndër “ngjarjet më të mbushura ndonjëherë”.

Kështu, siç thuhet më tej, Samsung pritet të zbulojë më në fund Galaxy Z Fold6, Galaxy Z Flip6, Galaxy Watch7, Galaxy Watch Ultra, seritë Galaxy Tab S10, Galaxy Buds 3 dhe të lansojë plotësisht Galaxy Ring pas shumë pritjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat