Nothing konfirmon prodhimin e telefonit të ri

Mobile

Nothing konfirmon prodhimin e telefonit të ri

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Themeluesi i Nothing, Carl Pei, sapo ka konfirmuar se një telefon i ri do të prezantohet në vitin 2025.

Gjithashtu, ai ka parashtruar planet e kompanisë në lidhje me Al.

Siç raportohet, qëllimi i Nothing është që të lehtësojë ndërveprimin me shërbimet me Al, shkruajnë mediat e huaja.

Por, siç thekson Pei, zhvillimi i tij kërkon kohë dhe burime.

Disa nga përvojat unike me Al kompania i ka paraqitur në një video, të tilla si një asistent inteligjent i personalizuar i bisedës dhe një ekran që bëhet qendër informimi.

Ndryshe, gjithçka e paraqitur në video do të përmirësohet dhe prezantohet gradualisht, duke filluar nga viti i ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat