Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Mobile

Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

YouTuber Marquez Brownlee vizitoi laboratorin e kompanisë, Apple dhe me atë rast pa se si testohet qëndrueshmëria e telefonit.

Ai ka publikuar video në rrjetet sociale ku tregohen testet rigoroze që duhet t’i nënshtrohet çdo iPhone.

Së pari, duhet të fitohet certifikata IP, pra duhet të vlerësohet rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit, e cila përfshin disa simulime të spërkatjes dhe në fund zhytjen në një rezervuar plot me ujë.

Për më tepër, testimi i qëndrueshmërisë fizike, pra rezistencës ndaj rënieve dhe goditjeve, kryhet me një makinë speciale që hedh iPhone nga lartësi të ndryshme dhe nga kënde të ndryshme.

Disa teste të tjera janë të dukshme në videot e shpërndara nga ky YouTuber i njohur i teknologjisë dhe ndjekësit e tij duket se janë befasuar pozitivisht nga testet të cilave u janë nënshtruar pajisjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat