Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me furnizim të ujit të pijes në Mitrovicë

Mitrovica

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me furnizim të ujit të pijes në Mitrovicë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Reshjet e mbrëshme të breshërit dhe shiut në Mitrovicë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngritje të nivelit të turbiditetit të ujit të papërpunuar.

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e kësaj të fundit ka pasur ndërprerje të operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit në Shipol.

“Operimi i impiantit është rikthyer dhe trajtimi i ujit po bëhet me kujdes dhe kapacitet të zvogëluar me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit të pijes”, thuhet në njoftim.

Operatorët kujdestar në ITU-Shipol janë duke monitoruar parametrat e turbiditetit dhe në bazë të rënies së tyre do të rritet edhe kapaciteti i përpunimit dhe prodhimit.

KRU “Mitrovica” është shprehur optimist se së shpejti do të normalizohet furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat