Mbahet konsultimi për buxhet në Mitrovicë, vetëm një qytetar i interesuar

Mitrovica

Mbahet konsultimi për buxhet në Mitrovicë, vetëm një qytetar i interesuar

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 09:31
Komuna e Mitrovicës

Dje është mbajtur konsultimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2025 – 2027 në Komunën e Mitrovicës.

Në këtë konsultim publik nuk patë interesim të qytetarëve, në përjashtim të një qytetari që ishte pjesëmarrës.

Këtë konsultim e drejtoi kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, së bashku me drejtoreshën e Financave, Igballe Islami dhe zyrtari kryesor financiar, Zenel Çitaku.

Qytetari që ishte pjesëmarrës në konsultim publik ishte përfaqësues i  fshatit Kushtovë dhe ishte i interesuar të dijë nëse Komuna e Mitrovicës ka ndarë buxhet për rregullimin e rrugës së këtij fshati.

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Komunal për mungesën e qytetarëve të interesuar ka thënë se paraprakisht janë publikuar të dhënat për mbajtjen e mbledhjes.

“Janë publikuar paraprakisht të dhënat për vendin dhe datën e mbledhjes ashtu siç na obligon ligji”, ka thënë Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat