Ky është viktima që u gjet në një trotuar në Mitrovicës me lëndime të rënda në kokë

Mitrovica

Ky është viktima që u gjet në një trotuar në Mitrovicës me lëndime të rënda në kokë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Një person është gjetur i shtrirë në një trotuar të Mitrovicës me lëndime në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar edhe vdekjen e tij.

Medai mëson se viktima është: Shaban Rexha, vdekja e të cili është konstatuar si e dyshimtë.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat