​Gara të kundërligjshme në Mitrovicë, policia ndëshkon kundërvajtësit

Mitrovica

​Gara të kundërligjshme në Mitrovicë, policia ndëshkon kundërvajtësit

Më: 28 maj 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndëshkuar dy kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të lëshuar nga policia, bëhet e ditur se kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Ata ishin në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat