Ky është roli i radhës i Idris Elba

Mediale Vip

Ky është roli i radhës i Idris Elba

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 22:32
Idris Elba

Idris Elba raportohet se është në negociata të fundit për të luajtur në Hobbs and Shaw, si vazhdimësi e The Fast & the Furious, ku luajnë Dwayne “The Rock” Johnson dhe Jason Statham.

Aktori 45-vjeçar po e negocion përfshirjen e tij për ta luajtur personazhin negativ kryesor në filmin e ardhshëm, raporton Variety. Nuk ka detaje shtesë të zbuluara rreth këtij personazhi.

Nuk është hera e parë që Idris luan role të tilla nëpër filma. Kujtojmë se ia e portretizoi një imazh të ngjashëm në Star Trek Beyond, dhe po ashtu ishte zëri i një roli në The Jungle Book.

Hobbs dhe Shaw do të dalin ën kinema më 26 korrik të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat