Më në fund, Angelina Jolie na jep lajmin e mirë që të gjithë prisnim të dëgjonim

Mediale Vip

Më në fund, Angelina Jolie na jep lajmin e mirë që të gjithë prisnim të dëgjonim

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 09:32
Angelina Jolie

Pas një periudhe aspak të mirë në spektrin familjar, Angelina Jolie vjen me një lajm të mirë.

Nuk bëhet fjalë për ribashkim me Brad Pitt, pasi ky duket se tashmë është kapitull i mbyllur, por për rikthimin e saj në aktrim. Aktorja 42- vjeçare ka vendosur se do të luajë sërish një ndër rolet e saj më të arrira në filmin “Maleficient”.

Jolie do të ketë të njëjtin rol edhe në “Maleficient 2”, ç’ka konfirmon më së miri atë që thamë më sipër.

“Unë jam shtylla e familjes kështu që tani është koha”, tha duke qeshur Jolie për “Deadline” për rikthimin e saj pas 2 vjetëve shkëputje. “Ne jemi duke punuar shumë për skenarin dhe kemi prithsmëri shumë të lartë për filmin e dytë”.

“Maleficient” ka qenë padyshim një sukses dhe ka arritur të grumbullojë 750 milionë dollarë në mbarë botën, si dhe është vlerësuar pozitivisht nga kritikët.

Fokusi i Jolie në vitet e fundit ka qenë drejtimi dhe puna humanitare, dhe pas ndarjes së saj nga Pitt nga shtatori i 2016-ës, aktorja mori kohë për të qenë me familjen e saj, për t’u rikthyer më pas fuqishëm. Filmi “Maleficient 2 do të shënonte rolin e saj të parë pas ndarjes nga Brad.

“Unë kam marrë më shumë se një vit kohë për shkak të gjendjes sime familjare, për t’u kujdesur për fëmijët e mi”, tha Jolie, duke shtuar se ajo ishte e emocionuar për të punuar për “Maleficient 2”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat