Sylvester Stallone tregon se ka shitur diçka shumë të rëndësishme... vetëm për t’u ushqyer

Mediale Vip

Sylvester Stallone tregon se ka shitur diçka shumë të rëndësishme... vetëm për t’u ushqyer

Më: 5 prill 2017 Në ora: 07:15
Sylvester Stallone

Është një prej aktorëve më të famshëm në botë, por edhe Sylvester Stallone ka kaluar periudha të vështira. Siç tregon vetë në një postim të bërë në Instagram, në vitin 1971 ishte një aktor i ri i cili e ndante apartamentin në New York me qenin e tij Butkus. Por ishte kaq i varfër sa u detyrua që ta shesë për 40 dollarë.

Arriti ta riblejë vetëm pas disa vitesh, pasi arriti sukses me filmin Rocky, për plot 15 mijë dollarë, “por i’a vlente çdo çmim për të”.

Në Instagram aktori publikoi një fotografi të vitit 1971, ku shihet me qenin në krahë.

“Ky jam unë me Butkus kur ishte ende këlysh. Ishim të dy të dobët, të uritur dhe jetonim në një apartament të vogël mbi stacionin e një metroje. Banesa kishte merimanga dhe buburreca si kur ishte ftohtë edhe nxehtë. Nuk kishim ç’të bënim tjetër veçse të kalonim kohën bashkë dhe aty nisa të studiojë skenografi”, shkruan aktori.

Pikërisht në atë hyrje lindi skenografia e “Rocky”, film i cili u vlerësua me tre çmime Oscar në vitin 1976, shkruan noa.al.

“Të them të vërtetën i besoja shoqërisë së tij, dhe e vërteta është, se ishte ideja e tij që të shkruaja Rocky, por mos i’a thoni askujt. Vite më vonë kur gjërat shkuan keq, m’u desh ta shisja për 40 dollarë, pasi nuk kisha me çfarë të ushqehesha. Më pas, si një mrekulli e kohëve moderne, arrita të shisja skenografinë e Rocky dhe munda të riblija. Pronari i ri e dinte se isha i dëshpëruar dhe ma rishiti për 15 mijë dollarë...por ja vlente çdo çmim për të!”, përmbyll rrëfimin e tij Stallone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat