Shpërthen vajza e Michael Jackson për filmin mbi të atin: Më vjen të vjell

Mediale Vip

Shpërthen vajza e Michael Jackson për filmin mbi të atin: Më vjen të vjell

Më: 13 janar 2017 Në ora: 12:14
Michael Jackson dhe vajza e tij

Me t'u publikuar trajleri i “Urban Myths: A Brand New Collection of Comedies”,  seriali i cili portretizon jetën e  vërtetë të Michael Jackson-it, Elizabeth Taylor-it dhe Marlon Brando-s, mijëra fansa shprehën mospëlqimin e tyre në lidhje më këtë serial.

Ndësa së fundi edhe vajza e këngëtarit ka reaguar për mënyrën se si është portretizuar i ati në këtë film

“Jam jashtëzakonisht e ofenduar nga kjo dhe jam e sigurt që kështu ndihen edhe shumë njerëz të tjerë. Sinqerisht, më vjen të vjell. Zemërohem kur shoh sesa qartësisht i qëllimshëm ishte ofendimi jo vetëm i babait tim, por edhe i kumbarës sime [Elizabeth Taylor].”-shkroi 18-vjeçarja. “Ku është respekti? Ata punuan me gjak, djersë e lot për vite të tëra për të krijuar një trashëgimi kaq të thellë. Portretizim i turpshëm.”-vijoi më tej vajza e mbretit të pop-it.

Në këtë serial aktori Joseph Finnes, luan rolin e legjendës së pop-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat