Nicole Scherzinger refuzon rolin për shkak të skenës së abortit

Mediale Vip

Nicole Scherzinger refuzon rolin për shkak të skenës së abortit

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 09:15
Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger ka vendosur të mos pranojë rolin që i është ofruar për show-n televiziv “Dirty Dancing”, për shkak se gjatë rolit të saj, ajo duhet të luajë një skenë ku duhet të abortojë.

Këngëtarja në filmin klasik të të ‘80-ës, personifikon Penny-n dhe në vazhdimësi të ngjarjeve papritur ngel shtatzënë dhe zgjedh për një abort të paligjshëm.

Por siç është shprehur për “Daily Mail” ajo është kundër kësaj skene: “Kjo ishte një gjë e çmendur, sepse babai im është një peshkop dhe familja ime është me të vërtetë shumë kundër abortit. Unë kam rolin dhe unë nuk do e pranoj atë, nuk dua të nxis abortin, sepse karakteri im në këtë show ka të bëjë me një abortim. Shpresoj që të tjerët të mund të mësojnë nga unë, dhe të kem një ndikim pozitiv. Nëna ime ngeli shtatzëne me mua, kur ishte 17 vjeç dhe më lindi mua kur ishte 18. Prindërit e saj nuk do ta lejonin kurrë të abortonte ndonëse kishte moshë të re”, tha ndër të tjera tha këngëtarja e famshme.

“Kështu që unë ndoshta mund të jem një zë, që mund të hedhë dritë mbi këtë temë pa qenë moralizuese”, përfundoi Scherzinger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat