David Beckham tashmë edhe aktor. Ja filmi ku do të marrë pjesë

Mediale Vip

David Beckham tashmë edhe aktor. Ja filmi ku do të marrë pjesë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 15:51
David Beckham

David Beckham është një ndër meshkujt më të suksesshëm, si në botën e futbollit ashtu edhe në atë të modës. 41 vjeçari, i cili tashmë ka varur këpucët e futbollit në gozhdë, do të na tregojë aftësitë e tij edhe në botën e aktrimit. Filmi ku do të marrë pjesë? Mbreti Artur, “Legjenda e Shpatës”.

Është pikërisht aktori Charlie Hunnam, i cili luan rolin e Mbretit Artur, ai që konfirmoi në “Comic-Con” se David do t’i bashkohet kastit të aktorëve. “Mendova se David ishte një sekret, por mendoj se tashmë të gjithë po flasin për të”, u shpreh Charlie për E! Neës.

“Vetëm nëse ju po më mashtroni mua, dhe jam unë ai që po e nxjerr këtë sekret”. Charlie vazhdoi të fliste sa sa mirë ishte të punoje me Beckham. “Ai ishte i mrekullueshëm, e dua atë djalë. Më pëlqen të punoj me të”. Mbreti Artur: “Legjenda e Shpatës”, pritet të dalë në kinema me 24 mars, 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat