Heidi Baci, pas rrugëtimit të saj në “BBVA3”, u bë pjesë në moderimin e spektaklit “Goca dhe Gra” krahas tre moderatoreve të tjera të programit.
Edhe pse nuk kaloi shumë kohë nga nisja e spektaklit dhe teksa dukej se gjërat po shkonin mirë, Heidi ka vendosur të largohet.
Lajmi është bërë me dije nga gazetari Andi Vrapi nëpërmjet një postimi të bërë prej tij në llogarinë personale të Instagram-it.
Thuhet se Hedi po largohet pasi nuk mund të jetojë e vetme në Tiranë dhe se vendin e saj do e zërë Einxhel Shkira. Megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat.