Këngëtarja Çiljeta Xhilaga muaj më parë kishte rrëfyer se nëna e saj vuante nga kanceri dhe theksoi se kjo ishte brenga më e madhe e saj aktualisht.
Por, duket se kemi lajme të mira nga nëna e Çiljetës.
Kjo pasi që motra e këngëtares, Majlinda ka zbuluar në profilin e saj në Instagram se nëna e tyre e ka fituar betejën me kancerin.
“E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të nënës.