Haziri: Lotina dhe Mozzik na kanë bërë të lumtur, po rritet familja

Mediale Vip

Haziri: Lotina dhe Mozzik na kanë bërë të lumtur, po rritet familja

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 23:04
Lutfi Haziri

Politikani i njohur, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar së fundmi në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Ai ka folur për gjithë karrierën e tij politike e po ashtu edhe për jetën private e lidhjen me fëmijët.

Natyrisht, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin Mozzik.

Haziri fillimisht zbulon se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në muajin shtator.

“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën. Ka qenë ajo thyerja më e madhe, ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Tutje, shtoi: “Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.

Mozzik dhe Lotina po shijojnë lidhjen prej disa muajsh, gjersa e konfirmuan përmes disa imazheve në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat