Përvoja e pakëndshme e pushimeve, këngëtarja e njohur: Më kërkuan para se karikova celularin

Mediale Vip

Përvoja e pakëndshme e pushimeve, këngëtarja e njohur: Më kërkuan para se karikova celularin

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 14:41
Egzona Ademi

Pushimet janë periudhat më të bukura të vitit, por mund të ketë momente që e trazojnë paksa shijen e tyre. Këngëtarja Egzona Ademi tregon për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan një eksperiencë të  pakëndshme gjatë pushimeve në Ksamil. Në vendin ku po qëndronte i kërkuan para për të karikuar celularin.

Egzona Ademi: Më ka ndodhur njëherë në  Ksamil kur kam qenë me të shtëpisë. Karikova telefonin diku dhe më kërkoi lekë për karikim dhe m’u duk shumë ’cheap’.

Orinda Huta: Vërtet?

Egzona Ademi: Po. Nuk është se ti po vdes për njëmijë lekë që po jep, e kupton, i lë edhe bakshish, por ta bësh speciifkisht të paguash se karikove telefonin, m’u duk… më ka ndodhur dhe m’u duk shumë ‘cheap’. Tani po vijnë turistë nga vende të ndryshme, por deri para 4-5 viteve, po them 10 vite, kanë qenë shqiptarë nga Kosova që vinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat