“Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin”- Këngëtarja e njohur flet ‘pa dorashka’

Mediale Vip

“Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin”- Këngëtarja e njohur flet ‘pa dorashka’

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 22:48
Arta Kabashi

Ish-banorja e BBV3, Arta Kabashi, ka qënë e ftuar në “Pushime on Top”. Gjatë intervistës Arta është treguar shumë e sinqertë në përgjigjjet që ka dhënë.Lei Kraja, moderatorja e spektaklit i ka bërë pyetje me spec të ftuarës së saj ku një ndër to ishte se me cilin koleg do donte ajo të bllokohej në ishull.Arta tha emrin e këngëtares Era Istrefi, pasi sipas saj, ka shumë energji të mirë. Ndërkohë e pyetur ‘çmenduri në skenë apo në shtrat?’, ish-banorja e shtëpisë së BBV u përgjigj: “Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin”.Lei: Nëse bllokohesh në një ishull me cilin koleg do të doje të ishe? Motra nuk futet këtu, se nuk është kolege.

Arta: Me Era Istrefin, ka shumë energji të mirë.

Lei: Tatuazh me partnerin apo me mikun?

Arta: Të dyja.

Lei: Çmenduri në skenë apo në shtrat?

Arta: Nëse di me e kall skenën, di me e kall shtratin. Më pëlqen kur dikush di të kërcejë se e kuptoj që ka ritëm.Arta Kabashi është një ndër femrat më të bukura të showbizit shqiptar, është alduar se këngëtarja ka pasur lidhje dashurie me disa meshkuj të estradës shqiptare si Fatjon Kuqari, Romeo Veshaj dhe Blerim Destanin, por këto dyshime ajo i ka hedhur poshtë në intervistat që ka dhënë duke deklaruar se është beqare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat