Pësoi goditje në tru, Sharon Stone tregon si humbi 18 milionë dollarë kursime: Njerëzit menduan se do të vdisja! Më shfrytëzuan

Mediale Vip

Pësoi goditje në tru, Sharon Stone tregon si humbi 18 milionë dollarë kursime: Njerëzit menduan se do të vdisja! Më shfrytëzuan

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 22:37
Sharon Stone

Sharon Stone po folur për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj. Në një intervistë me The Hollywood Reporter, ylli i Hollywood tregoi momentin kur pësoi goditje në tru në vitin 2001.“Gjithçka ndryshoi”, tha aktorja. “Shqisa ime e nuhatjes, shikimi im, prekja ime. Nuk arrija të lexoja për disa vjet. Shumë njerëz menduan se do të vdisja.”

Sharon Stone u shpreh se asaj iu deshën shtatë vjet për t’u rikuperuar dhe se njerëzit e shfrytëzuan gjatë asaj kohe.

“Kisha 18 milionë dollarë të kursyera për shkak të gjithë suksesit tim, por kur pashë në llogarinë time bankare, gjithçka ishte zhdukur”, tha ylli i “Basic Instinct”. “Frigoriferi im, telefoni im, gjithçka ishte në emër të të tjerëve.”

Por pavarësisht se tashmë kishte zero para, Shara Stone tregoi se vendosi të ecte përpara.

“Vendosa të mos varem nga sëmundja, hidhërimi apo zemërimi. Nëse keni besim, ju do të mbijetoni. Pra, tani jetoj nga gëzimi. Unë jetoj me qëllim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat